Basha: Ramës i duhet 'Kushtetuesja' të shpëtojë 30 qershorin dhe të kapë Presidencën (VIDEO)

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ajo çfarë ka ndodhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuesen, është një tregues se kryeministri Rama po tenton të kapë institucionin më të lartë të Drejtësisë.

Në deklaratën për mediat nga selia blu, kryedemokrati u shpreh se Ramës i duhet të kap patjetër 'Kushtetuesen', pasi do të jetë kjo e fundit që do të vendosë për fatin e 30 qershorit dhe për shkarkimin e presidentit Meta. Mes akuzave se parlamenti është ilegjitim, se opozita e re "është faqja më e zezë e fazes së zezë", se Kuvendi është mbushur me "pseudoparlamentarë" të lidhur me krimin, Basha tha se zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe lokale.

Ai pati një koment edhe për rezolutën e votuar ditën e sotme në Kuvend ku argumentohet pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, Basha e cilësoi si të pavlefshme, teksa theksoi se çdo vendim i marrë pas 18 shkurtit nga ky institucion do të zhbëhet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Rezoluta e Kuvendit për 'Kushtetuesen'/ Basha: E pavlefshme, s'kemi parlament!

Duke u ndalur te rezoluta që votoi ditën e sotme Kuvendi ku argumenton pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, Basha e cilësoi si të pavlefshme, sipas së cilit është votuar nga disa "pseudoparlamentar".

"Nuk ka parlament, por strehë të parlamentarëve, që nuk e dimë kush janë aty, por e dimë kush i ka çuar dhe ka disa pseudoparlamentar për të gënjyer vetveten. Çdo akt i këtij pseudoinstitucioni për ne është i pavlefshëm", tha Basha.  

Ora 19:08
Basha: Rama 'po kap Kushtetuesen' se ajo do vendosë për 30 qershorin dhe shkarkimin e Metës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka treguar se kryeministri Rama po përpiqet që të "kap' edhe Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit do të gjykojë dy çështje të rëndësishme si zgjedhjet e 30 qershorit dhe shkarkimin e presidentit Meta.

"Gjatë 3 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një ngjarjeje të paprecedentë në historinë 30-vjeçare të Shqipërisë të mbushur me ngjarje të rënda sa i përket aspektit kushtetues, sa i përket marrëdhënieve të institucioneve dhe përpjekjeve për të kontrolluar politikisht drejtësinë. Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese tregon më qartë se kush nuk e do drejtësinë e pavarur. Cili dhe cila forcë ka investuar tash 3 vjet ta kapte ose ta bllokonte reformën në drejtësi. Kush nuk e do gjyqësorin e pavarur, kush nuk e do SPAK-un dhe BKH-në sipas Kushtetutës dhe po kështu ka ekspozuar një nga faktorët kryesorë pse jemi në këtë gjendje të rëndë politike, ekonomike, sociale, institucionale, kushtetuese me pasoja të tmerrshme për ekonominë e vendit, për gjithsecilin prej jush dhe familjeve tuaja dhe me pasoja të përsëritura për futjen e Shqipërisë në Europë.
Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni tani nuk është më përjashtimi por rregulli. Kuraja me të cilën kjo maxhorancë dhe ky kryeministër u përpoqën të shkelnin dhe të dhunonin Kushtetutën, të uzurponin kompetencat e një institucioni tjetër siç është ai i Presidentit të Republikës, në mënyrë që të kapnin një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që me Kushtetutë nuk i takonte të emërohej as nga Edi Rama, as nga Ardian Dvorani por nga Presidenti i Republikës dhe lehtësia me të cilën u munduan ta kalojnë këtë tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni dhe është mbi të gjitha treguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi",
tha Basha.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 15/11/2019 21:59

    Ik o tabel shumzimi o pler ruse.SPAKU LULUSH SPAKU po vjen ku do futesh ti Sala Meta me sarajet te Gjiri lalzit te kodra diellit e me rafh te gjitha i din ne RESORTIN E RECIT do shkoni ju plerat e Kombit.

    Përgjigju
  • Astrit: 15/11/2019 20:28

    Ik ore kurve e keqe, prostitute e tropojaneve. Ti ja ke heq shpresen ketij populli se ka ndonje te ardhme ky vend.

    Përgjigju
  • Luli: 15/11/2019 20:26

    Po ti per cfare je ti apo per llogje? Kujt i flet ti? Kujt i hakerrohesh ti? Cila eshte opozita? Ti i fute ne lista se e di dhe vete qe nuk fiton gje? Pse dole nga parlamenti dhe qurravitesh rrugeve tani? Ti je faqja e zeze e faqes se zeze te gjitheve.

    Përgjigju
  • ERP: 15/11/2019 19:31

    Ik e futi nje dore pilaf dhe gjume, se e bere detyren per sot

    Përgjigju
  • Pyka: 15/11/2019 19:13

    U zgjua pinoku i vogjël....e thirri atdheu në ndihmë!te fala piktorit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja