TIRANË – Partia Demokratike do të gjendet në krah edhe të ish-të përndjekurve grevën që ata kanë nisur, politikisht dhe moralisht.
Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme, kreu demokrat Lulzim Basha, i cili ka folur për mediat sapo ka dalë nga tendat e grevës nr.2 që po zhvillohet kundër Qeverisë, por në oborrin e Kuvendit.
Kësisoj, Basha ka konfirmuar se Partia Demokratike është forca politike që po i mbështet të dyja grevat kundër qeverisë “Rama”.
Sipas Bashës, Kryeministri është tri herë në hak me ish-të përndjekurit; së pari, sepse u ka premtuar dëmshpërblimin që gjatë fushatës elektorale dhe deri më sot gënjen e s’ua jep, sepse s’ka marrë masë;
së dyti, është në hak se jo vetëm s’ka përmirësuar gjendjen e tyre, në dy breza, por ka larguar nga puna edhe brezin e tretë, ata vetë dhe familjarët e tyre;
së treti, është në hak edhe sepse përmes frymës së rehabilitimit të diktatorit - që shkaktoi sot incidentin më të rëndë diplomatik me SHBA-në, goditjen e Memoriatit në Korçë – po tregon vijimësinë e mendësisë enverise tek Rama dhe shumica parlamentare.
Kështu, Rama është në hak tri herë me popullin opozitar, sepse ish-të përndjekurit do të mbeten pjesë e patjetërsueshme e identitetit tonë.”
Në përfundim, Basha i bëri thirrje Kryeministrit të kontaktojë me të larguart nga administrate, që ndodhen në ditën etyre të tetë të urisë tek Piramida.
(Kryetari i PD Basha tek greva e ish-të përndjekurve politikë këtë mbrëmje)

(Kryetari i PD-së Basha sonte tek greva e saponisur e ish-të përndjekurve)
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com