Basha: Korrupsioni nga Byroja
s'mund të hetohet nga ministrat

Basha: Korrupsioni nga Byroja<br />s'mund të hetohet nga ministrat
TIRANE - Byroja Kombëtare e Hetimit nuk mund të jetë në varësi të qeverisë e në këtë pikë demokratët duken të vendosur.
 
Kreu i opzoitës Lulzim Basha në një prononcim për mediat tha se ky institucion nuk mund të varet nga qeveria, kushdo që të jetë kryeministër. Ky institucuon nënvizoi Basha duhet të jetë sipas projektit që ndërkombëtarët mbështesin, ndërsa tha se kryeministri e ndryshoi vetë draftin.

Projekti i Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk është ai që kishte ndërmend Edi Rama, pasi ishte një plan për të kapuar hallkën kundër korrupsionit. Kush beson se korrupsioni luftohet nga Ministri i Brendshëm që është i akuzuar me lidhje me kriminelët, gabon. Lufta ndaj korrupsionit duhet të ndërtohet pa ndërhyrje politike, ku qeveria s’do ketë gisht në aktivitetin e  saj, as nga kjo qeveri e as nga ndonjë tjetër” ka thënë Basha.

Në këto kushte basha kërkoi miratimin sa më parë në parlamentet të draftit të dakortësuar politikisht nga të gjitha palët. Sipas kreut të opozitës ngritja e këtij insititucioni nuk lidhet me ndryshimet kushtetetuese.

Ai ka shtuar se, lufta ndaj korrupsionit kërkon vullnet të hekurt politik, ndaj u mendua struktura e Byrosë siç është konceptuar me ndihmën e SHBA, është një taskë forcë permanente, instrument i përhershëm i prokurorisë e policisë gjyqësore për te hetuar korrupsionin.

Basha ka shtuar se SHBA ka vënë në dispozicion 8 milion dollar për të trajnuar prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.

Kemi një draft ndaj Byrosë që është komentuar dhe sot nëse ka vullnet politik s’kemi arsye të presim, ta çojmë në Parlament e ti hapim rrugë përzgjedhjes së punonjësve të policisë e prokurorëve dhe trajnimit të tyre. Politikisht problemi qëndron se Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta, gjithçka tjetër është një farsë” përfundoi ai.

Një ditë më parë konferenca e kryetarëve rrëzoi kërkesën e demokratëve për miratimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit për Byronë e Hetimit. Kreu i kuvendit i kërkoi opozitës të depozitojë një projekt për këtë cështje ndërsa Kryeminsitri Rama tha se Byroja do të miratohet si pjesë e reformës në drejtësi.


Deklarata e Lulzim Bashës për Byronë e Hetimit

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois