TIRANË - Kur kanë mbetur 10 ditë nga data zgjedhjeve vendore të 21 qershorit dhe në fund të mandatit të tij si Kryebashkiak i Tiranës, Lulzim Basha hap tenderin për “Rikonceptimin e skemës së shfrytëzimit të burimeve të Shën-Mërisë”. Tenderi për Ujësjellës-Kanalizime (që është nën varësinë e Bashkisë së Tiranës) kap vlerën e rreth 10 milionë dollarë (1.186.592.224 lekë) dhe është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Pas tenderave për rrugët dhe shkollat të hapura në muajin maj, Kryebashkiaku Basha fillon procedurën e tenderimit për një nga burimet kryesore të Tiranës, atë të “Shën-Mërisë”. Burimet e financimit, ku është dashur të merret një kredi në një nga bankat e nivelit të dytë, ndërkohë që Kryebashkiaku është në largim, ngre dyshime se po bëhet për të favorizuar kompani ose individ të caktuar. Tenderi do të zhvillohet në datën 26 qershor, që janë dhe ditët e fundit të kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Ujësjellës kanalizime tiranë, sh.aAutoriteti kontraktor: Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Sh.a, me adresë rruga “5 Maji” pranë
Medresesë , Tiranë , me nr tel: +355 4 2225572
Lloji i procedurës së prokurimit: “Procedurë e Hapur”
Objekti i prokurimit: “Mbi rikonceptimin e skemës së shfrytëzimit të burimeve të Shën-Mërisë”.
Fondi Limit: 1.186.592.224 (një miliard e njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e pesëqind e
nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzetë e katër) financuar nga kredia e miratuar nga Banka
Kombetare Tregtare dhe nga të ardhurat e UKT sh.a Tiranë.
Burimi i financimit: Kredia e miratuar nga Banka Kombetare Tregtare dhe të ardhurat e SH.A
Ujësjellës-Kanalizime, Tiranë.
Investim X Shpenzim operativ
Afati për kryerjen e shërbimit: : 22 muaj duke nisur nga dita e dorëzimit të sheshit të punimeve .
Faza e II do fillojë pas mbylljes së Fazës së I të punimeve
Data e zhvillimit të tenderit është: 26/06/2015 ora 11:00 në
www.app.gov.alAfati i fundit për dorëzimin e ofertave është: Data 26/06/2015 ora 11:00 në
www.app.gov.al. Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
63.7%
-
Jo
33.3%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4265
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Biden zgjat afatin e qëndrimit në SHBA për mbi 900 mijë emigrantë nga Venezuela, El Salvadori, Ukraina e Sudani
11 Janar, 08:24
-
U shpall fajtor për rastin 'Stormy Daniels', Trump i tërbuar në rrjetet sociale: Gjueti shtrigash, njerëzit janë me mua
11 Janar, 07:59
-
Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi
11 Janar, 07:40
-
Zgjedhjet/ Sot hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin, afat deri më 4 mars! Ja çfarë duhet të dini
11 Janar, 07:25
-
Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë
11 Janar, 07:22
-
Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot
11 Janar, 07:10
-
Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës
10 Janar, 23:03
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02