Basha: Kredi të buta për bizneset
e reja, qeveria Rama mos t'i bllokojë

Basha: Kredi të buta për bizneset<br />e reja, qeveria Rama mos t'i bllokojë
TIRANE - Të gjithë ata që duan të hapin një biznes të vogël apo te mesëm me prioritet të rinjtë dhe gratë, duke nisur nga muaji maj do ta ketë më të lehtë falë përfitimit të kredive me interes të vogël. Është ky projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës mbështetur nga Fondi shqiptaro-amerikan për Zhvillim, që pritet të vihet në jetë së shpejti. Po ashtu, një projekt i ri i cili pritet të ndryshojë imazhin e kryeqytetit, është edhe rehabilitimi i sheshit Avi Rustemi në zonën e Pazarit të ri.

Kryebashkiaku Basha i cili prezantoi dy projektet në prani të presidentit të Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim Michael Granof i bëri thirrje qeverisë të mos bllokojë nisjen e tyre. 

“Për herë të parë Bashkia e Tiranës ofron fonde për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së qytetit përmes kredive dhe huave me terma shumë të favorshme për këdo që do të fillojë një biznes me plan solid, qoftë i vogël, apo akoma më mirë nëse arrin të punësojë më shumë sesa vetëm familjarët. E rëndësishme kjo në kohën kur ekonomia është zhytur në krizë. Synojmë të rikthejmë shpresën tek ekonomia e Tiranës. Fonde për ata që të mos braktisin qytetin e tyre duke i bërë të mundur kredi me terma shumë të favorshëm. Është pjesë e programit tim për zhvillimin ekonomik të Tiranës. Qytetarët e Tiranës paguajnë bllokimet, mijëra familjarë, ndërtues, inxhinierë etj vuajnë pasojat e bllokimit të paligjshëm të Bulevardit të ri, koncesionin e terminalit, për investime në rrugët. Vuajnë pasojat e luftës politike që i është shpallur Bashkisë por që faturën e paguajnë qytetarët. Uroj që projekti i pazarit të ri, në të cilin ftoj të marr pjesë edhe qeveria, se 45 % të buxhetit e nxjerr nga xhepat e qytetarëve të Tiranës, të mos bllokohet. I bëj thirrje të bëjë të mundur hapjen e punimeve”, u shpreh Basha.

Fondi prej 5.2 milionë dollarësh është vënë në dispozicion nga Bashkia e Tiranës, Norfund (Qeverinë Norvegjeze-Fondi Norvegjez i Investimeve për Vendet në Zhvillim), AADF (Fondin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillimin) si dhe Crimson Capital Fund. 

Presidenti i Fondit Shqiptar-Amerikan të Ndërmarrjeve dhe bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimi, z. Michael Granoff ka bërë të ditur se 2.3 milionë dollarë për këtë projekt do të financohen nga ky Fond.
 
“Këto projekte nuk kanë lidhje vetëm me krijimin e infrastrukturës së re, por me krijimin e një fryme të re, krijimin e një gjallërie të re midis biznese të cilat mblidhen së bashku për të punuar dhe për të jetuar. Ky projekt në Tiranë është faktikisht shumë i madh dhe Fondacioni është i gatshëm të angazhojë deri në 2.3 milion dollarë. Kemi hartuar një plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e Pazarit të Ri dhe në momentin që financat janë të qartësuara jemi të gatshëm të fillojmë punën. I jam mirënjohës kryetarit dhe i jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen e tyre dhe shpresoj që kur të vij pas disa muajsh, për të festuar 20 vjetorin e Fondit në Shqipëri, të kemi mundësi të ritakohemi përsëri dhe të festojmë arritjet tona” - theksoi z. Granoff.

Projekti për rehabilitimin e Pazarit të Ri
Një tjetër projekt i rëndësishëm që do të mbështetet nga Fondacioni  Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve është dhe Pazari i Ri i cili do te shndërrohet në një model për të gjithë rajonin. Projekti ka përfunduar dhe vlera e investimit llogaritet në rreth 6 milion euro dhe 3 milion euro do të financohen nga Bashkia e Tiranës.
 
“Tirana moderne dhe europiane në konceptin tonë shtrihet në qendër e periferi por që në projektin e përbashkët me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit do të zbresë në zemrën e Tiranës së vjetër, në atë që quhet zona e Pazarit të Ri. Një projekt modern parashikon rehabilitimin total të sheshit “Avni Rustemi” dhe zonës së Pazarit të Ri dhe kthimin e tij në parametra modernë, të lakmueshme edhe për qendra të mëdha europiane dhe të frymëzuara nga modele të suksesshme europiane, siç janë ato të Barcelonës, një investim prej 6 milionë eurosh, ku Bashkia e Tiranës është gati të kontribuojë deri në 3 milionë euro dhe që do i shërbejë jo vetëm rivitalizimit të kësaj pjese të qytetit por edhe sipërmarrjes, biznesit konsumatorëve, klientëve të shumtë të kësaj zone, do të shërbejë si një stimul pozitiv në këtë kohë vështirësish dhe bllokimesh të mëdha, bllokime të cilat i paguajnë qytetarët e Tiranës.
 
Sot që flasim, mijëra kryefamiljarë, ndërtues, muratorë, zdrukthëtarë, saldatorë inxhinierë dhe vogëlushët e tyre vuajnë pasojat absurde të bllokimit të projekteve të Tiranës, bllokimit të paligjshëm të bulevardit të ri bllokimit të koncesionit për terminalin multimodal të pasagjerëve, bllokimit të investimeve në rrugët e rrugicat e qytetit, të luftës politike që i është shpallur Bashkisë, faturën e së cilës e paguajnë qytetarët.
 
pazari i ri projekti

Uroj dhe shpresoj që projekti i Pazarit të Ri në të cilin ftoj të marrë pjesë me fondet e veta edhe përfituesin më të madh nga xhepat e taksapaguesve të Tiranës që është qeveria e Republikës së Shqipërisë, që e ka detyrim, sepse 45% të buxhetit e nxjerr nga xhepat e qytetarëve të Tiranës dhe i kërkoj të mbështesë këtë projekt, të mos e bllokojë, të bëjë të mundur hapjen e punimeve, në mënyrë që Pazari i Ri të kthehet në një pikë referenciale, estetike, kulturore, të një kulture të re sipërmarrjeje, të një frymëmarrje të re urbane dhe të një shprese të re” - theksoi kryebashkiaku Basha.
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid