Basha: Kryetari i FRPD do zgjidhet
sipas parimit "një anëtar një votë"

Basha: Kryetari i FRPD do zgjidhet<br />sipas parimit 
Me parimin një anëtar një votë do të zgjidhet kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i selisë blu Lulzim Basha i cili i bëri thirrje anëtarëve të marrin pjesë në debate dhe të ushtrojnë të drejtën e votës për kryetarin e ri të FRD-së.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” Basha nënvizoi se anëtarësimi do të vazhdojë deri më 12 nëntor.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë hyrë direkt në fazën e tyre intensive.

Kandidaturat e zyrtarizuara për të marë postin e kryetarit të FRPD-së janë tre anëtarë të Partisë Demokratike: Ervin Salinji, Belind Këlliçi dhe Oriela Nebijaj si dhe nënkryetarja në detyrë Greta Koçi.

 
Postimi i plotë në “Facebook” i Lulzim Bashës:
Me parimin një anëtar një votë, përmes debateve të hapura në të gjithë vendin, të rinjtë demokratë do të zgjedhin kryetarin e ri të Forumit Rinor. Të gjithë anëtarët e ‪#‎FRPD janë të mirëpritur të marrin pjesë në debate dhe kanë të drejtë vote. Fituesi i shumicës së votave në të gjitha debatet e marra së bashku do të jetë drejtuesi i ri i FRPD. Anëtarësohu deri në 12 nëntor dhe zgjidh me votën tënde kryetarin e ri të FRPD!

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'

Namir Lapardhaja: 'Bari do jetë edhe bukë, edhe gjellë'