Basha, kryetari i PD me
votën e 1/3 anëtarësisë
Nga 105 mijë anëtarë që ishin regjistruar për të votuar, pa llogaritur anëtarësinë e mbetur jashtë votimit për arësye nga më të ndryshmet, kanë votuar për kreun e ri të PD vetëm 1/3 e anëtarësisë.
TIRANE - Nga 105 mijë anëtarë që ishin regjistruar për të votuar, pa llogaritur anëtarësinë e mbetur jashtë votimit për arësye nga më të ndryshmet, kanë votuar për kreun e ri të PD vetëm 1/3 e anëtarësisë. Duke plotësuar në këtë mënyrë dhe tërë parametrat e një kryetari partie jo përfaqësues dhe të zgjedhur në mënyrë plebishitare siç deklaroi lideri i larguar i kësaj partie Sali Berisha. Pavarësisht se ka marrë mbi 80 përqind të votave të gjithë atyre demokratëve që kanë hedhur preferencën e tyre në kutinë e votimit.
Më konkretisht kanë votuar 41532 anëtarë, nga të cilat 252 fletë votimi kanë qënë të pavlefshme. Ndërkohë që kanë votuar për kandidatin Lulzim Basha 33 220 anëtarë të PD, ndërsa për kandidatin rival Sokol Olldashi vetëm 8060 anëtarë të PD, duke mos arritur as te 20 përqind të rezultatit të votuesve. Këto janë rezultatet zyrtare të dalë nga selia blu, ku shkruhet e zeza mbi të bardhë se kryetari aktual i PD ka marrë votën e vetëm 1/3 e anëtarësisë së PD prej 105 mijë anëtarësh.
Burime brenda selisë blu, dhe konkretisht sipas atyre që përbëjnë dhe atë grup që Xhaferraj i cilëson si “vullnete gri” brenda PD saktësojnë se duke qënë se ka një mbështetje të tillë aq të vogël brenda anëtarësisë së PD, aq sa mund të ketë një fraksion partie, Basha nuk do të jetë kurrsesi një drejtues legjitim i kësaj partie. Pa përllogaritur votën e deformuar përmes së cilës u zgjodh. Pikërisht këto pakënaqësi që pritet që të shkaktojnë dhe fraktura të dukshme në gjirin e demokratëve, tashmë që nuk kanë çfarë të humbin ndërkohë që janë në opozitë dhe për më tepër në këto realitete të ndryshimeve të mëdha në lidershipin e partisë.
Duke pasur parasysh dhe faktin që dora e fortë e Berishës për 23 vite me radhë në PD nuk ka lënë të shfaqet asnjë sensibilitet brenda kësaj partie dhe për më tepër dhe kur janë shfaqur gjithnjë ka pasur përjashtime të bujshme që kanë dëmtuar jo pak të djathtën shqiptare dhe duke e lënë për shumë vite në opozitë. Burimet saktësojnë se nuk përjashtohet mundësia që në mungesë të hapësirës në forumet dhe strukturat drejtuese të PD, të gjithë ata demokratë që kanë mbështetur Olldashin ose nuk kanë votuar për të për shkak të lënies jashtë listave të lëvizin drejt ndonjë formacioni të ri politik ose më e pakta të lëvizin drejt Frymës së Re Demokratike të drejtuar nga Bamir Topi.
Një precedent që ka ndodhur në tërë këto vite me lëvizjet që kanë ndodhur nga PS drejt LSI-së. Deri më tani jo pak kanë shfaqur pakënaqësi ndaj mënyrës së zgjedhjes së kreut të PD Lulzim Basha. Përpos kandidatit Olldashin janë shprehur kundër dhe anëtarja e kryesisë Mesila Doda, demokrati Mustafaj, ish-deputetët Mark Marku e Fatos Hoxha, por dhe përmes bojkotit ish-anëtarët e kryesisë Beja e Rusmali si dhe ish-deputetët Xhepa dhe Gumi. Të gjithë këto elementë pritet të sjellin kaos në PD. Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e ndërhyrjes së Berishës si “mentor” i kreut të ri të zgjedhur në krye të PD Basha për të ulur tonet dhe evituar përçarjet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
73.9%
-
Jo
22.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2261
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
Turqia dhe Izraeli përballë tensioneve të reja në Siri
10 Janar, 19:14
-
Zgjedhjet/ Shabani në Report Tv: Në diskutime me Lapajn e Alibeajn për koalicion, s’ka bashkim me Berishën e Metën! Sulo: Duhet një front opozitar
10 Janar, 19:11
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
Përmbytjet e Vlorës/ Qeveria dëmshpërblen 375 familje të prekura me mbi 61 mln lekë, shpërndahen dhe 355 pajisje elektro-shtëpiake
10 Janar, 18:15
-
Cilat shenja të zodiakut kanë instinktin e detektivit?
10 Janar, 18:14
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Investitori shqiptaro-amerikan flet për Report Tv: Nën kontroll 10% e zjarreve! Sipërfaqja e djegur sa 1/4 e Tiranës! Dëmet arrijnë deri në 150 mld $
10 Janar, 17:58
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet
10 Janar, 17:38