Basha kujton 2 korrikun 1990: Fatkeqësisht, është e njëjta situatë! Shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive

Basha kujton 2 korrikun 1990: Fatkeqësisht, është e njëjta situatë! Shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive

1656754074_lll.JPG

Ish kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar 2 Korrikun 1990 duke shkruar se shqiptarët rrëzuan murin e diktaturës, në një akt guximi qytetar. Ndonëse shqiptarët synonin të shkonin drejt vendeve të lira, 32 vite më vonë, Basha thotë se qytetarët janë në të njëjtën situatë, që duan të ikin masivisht nga vendi. Ndaj thotë se kjo ditë shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet.

"Më 2 Korrik 1990, duke u futur nëpër ambasadat perëndimore, shqiptarët rrëzuan murin e parë të diktaturës, në një sfidë vendimtare ndaj regjimit komunist, që atë verë do të niste fillimin e fundit të tij. Një akt guximi qytetar, që do të kristalizohej pak muaj më vonë me Lëvizjen Studentore, e cila çeli rrugën e demokracisë për aq gjatë të mohuar dhe afroi përsëri Shqipërinë me Perëndimin.

Atëbotë, sytë e çdo shqiptari ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, ashtu siç fatkeqësisht janë ende sot, sepse sfida për ta e ka ngritur Shqipërinë në lartësinë e aspiratës për ta bërë si gjithë Europa, e cila mbetet ende e papërmbushur.

Fatkeqësisht, 32 vite më vonë, shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive, të një jete më të mire për veten dhe familjet e tyre.

Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben,  ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar", shkroi Basha.


Lajmi kryesor:

2 korrik 1990! 32 vite nga hapja e ambasadave për shqiptarët, aty ku nisi fundit i regjimit komunist


  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore