Basha kujton kryengritjen e Postribes: Betejën për Shqipërinë Evropiane do ta përfundojmë bashkë

Basha kujton kryengritjen e Postribes: Betejën për Shqipërinë Evropiane do ta përfundojmë bashkë

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka kujtuar kryengritjen e Postribes. Në shtator të 1946-s në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend. Rrethi i Shkodrës, kishte filluar organizimin, rezistencën antikomuniste për një kryengritje të madhe popullore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky model na udhëheq ende, sipas tij teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar dhe jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

"8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.  

Si çdo përpjekje për t'u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

Vetëm në  ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës", shkruan Basha.

Dokumentat e publikuara nga Lulzim Basha

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lleshi: 09/09/2020 15:10

    O bashe lek ke bo ik me mire new hollande qe mos ti marry spaku de pastaj 7x7=42

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 09/09/2020 12:51

    E po loqke mbete o tyryfyl Basha

    Përgjigju
  • gjethja e thete e fikut: 09/09/2020 10:36

    OOOO kryetar ne detyre, mos u merr me te kaluaren se nuk fiton asnje pike, por harto dhe bej programe ekonomike qe te te besoje populli se ke aftesi drejtimi, se me keto veprime vetem zbret shkallet e politikes, degjoje pak edhe popullin e thjeshte mos degjo servilat qe te rrethojne dhe te mashtrojne, natenemire per sot o basha i paafte.

    Përgjigju
  • dibran: 09/09/2020 10:28

    Kur nis pushke, plumba do te presesh !!! Per hajr !!!!

    Përgjigju
  • dibran: 09/09/2020 10:23

    Kryengritje !!!!!!!! Qe te gjithe, ish kolaboracioniste dhe spurdhjake te familjeve te pasura shqiptare! Pasuruar me parate e PPUSHTUESVE OSMANE, SERBE, AUSTROHUNGAREZE,BULLGARE, GREKE, ITALIANE , etj!!!! Gjoja ...udheheqes te popullit! gjithmone kane menduar per vehte dhe familjet e tyre,pasurine e tyre,lavdine e tyre, asnjehere nuk u eshte dhimbsur ATDHEU !!! Per atdhene dhane jeten dhe luftuan ata: Qe priten ne vijen e pare pushtuesit turq, serbe, malazeze, bullgare ,greke, italiane e gjerma !!! Gjaku i tyre ne flamur! Gjaku dhe sakrifica e tyre do te nderohet ne shekuj! Gjaku i tyre eshte NDERI DHE PERULESIA E ATDHEUT ! ....te tjeret, lloj-lloj llumi, historia, atdheu i nxjerr dhe hedh si LESHTERIKE!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille