Basha kujton revoltën antikomuniste:
Cali, frymëzim për demokratët!

Basha kujton revoltën antikomuniste:<br />Cali, frymëzim për demokratët!<br>
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka kushtuar një status në Facebook sot asaj që ai e konsideron si 73-vjetorin e revoltës anti-komuniste të Kelmendit e udhëhequr nga Prek Cali.

Basha ka sulmuar qeverinë, për prishjen e mureve të kullës së Calit, duke thënë se pasardhësit e komunistëve nuk juanë të qetë as sot me heronjtë e vërtetë.

Lideri demokrat tha se për të djathtët Cali do të kujtohet gjithnjë si një kalorës i lirisë.

Statusi i plotë i Lulzim Bashës

73 vjet më parë malësorët e Kelmendit i dolën përballë të keqes së madhe që po i avitej vendit dhe kombit, regjimit gjakatar, me kryengritjen e parë anti-komuniste në Europë. Prijësi legjendar, Prek Cali u ngrit në këmbë për të mbrojtur lirinë, ashtu sic pati qëndruar për të mbrojtur trojet shqiptare të Kelmendit që falë tij i kemi dhe sot.

Për të gjithë qytetarët e lirë, për ne demokratët, kryengritja antikomuniste e Kelmendit është një burim frymëzimi, një shembull i kurajos e sakrificës për vlerat dhe orientimin europian.

Pasardhësit e komunistëve dëshmuan me shembjen që i bënë mureve të kullës së Prek Calit në Vermosh se ata nuk janë të qetë me heronjtë e vërtetë as sot, pas 73 vitesh. Sepse heronjtë e kësaj bande qeverisëse janë kriminelët dhe trafikantët me të cilët ndajnë milionat e krimit.

Ne demokratët dhe të gjithë qytetarët e lirë dhe të ndershëm, do ti kujtojmë përherë me nderim Prek Calin dhe kelmendasit e tjerë patriotë, si kalorës të lirisë, të atdheut, si mbrojtës të vlerave për të cilat qëndrojmë dhe që i kemi në themel të misionit tonë politik.

prek

(Statusi i Lulzim Bashës, kushtuar revoltës anti-komuniste të Kelmendit dhe Prek Calit)

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024