Basha: Kur të vij në pushtet, qeveria do jetë e përgatitur për përballimin e fatkeqësive natyrore (VIDEO)

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga Qendra Operacionale e Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali foli për përballimin e fatkeqësive natyrore, duke u bazuar edhe në rastin e tërmetit të 26 nëntorit që preku Shqipërinë.

“Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq është se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare”, thotë Basha.

Ai zotohet se qeveria e ardhshme so të gjendet e përgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje dhe do të kenë një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete.

Basha ndodhet në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia-Giulia në Itali ku është mirëpritur nga autoritetet italiane.

Prezantimi që është bërë dhe do të vazhdojë pas pak minutash edhe në qendrën e përbashkët operative të të gjithë institucioneve që marrin pjesë si dhe në vizitën që më është rezervuar në bazën e mjeteve të emergjencave civile, është me të vërtetë mbresëlënës, por akoma më i kënaqur jam nga fakti se, edhe nga pozita e Kryetarit të opozitës, Kryetarit të Partisë Demokratike, sot kam gjetur tek Ministri italian, jo vetëm një gatishmëri totale për të ndarë me mua dhe ekipin tim përvojat e tyre, por edhe një gatishmëri totale për të na qëndruar pranë në ndërtimin e një instrumenti të emergjencave civile që do t’u vijnë në ndihmë shqiptarëve”, është shprehur Basha.

Basha ka takuar forcat e pranishme në momentin e tërmetit të 26 nëntorit dhe ditëve më vonë, të cilat kanë luftuar për të nxjerrë trupat e mbetura në rrënoja.

 “U kam shprehur falënderimet e mia besoj edhe në emër të të githë ju dhe në veçanti të familjeve të prekura, dhe më e rëndësishmja, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme të kthehet në një shkollë të vërtetë me emergjencat tona civile në momentin më të parë, në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët kurrë më mos të vuajnë pasojat e dështimit qeveritar dhe neglizhencës njerëzore, pas pasojave të fatkeqësive natyrore”, ka tshënë Basha.

Ai ka theksuar se fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli vocerrr: 10/01/2020 20:49

    Fatkeqesia do jesh ti po u bere KM. Kshu qe rri mos i hap vetes pune. Ha ato qe ke vjedhur dhe mos kerko me se babi saliu nuk mund te mbaje tere jeten nen sqetull. Merr nje kallam e shko per peshk.....degjo mua se atje mund te kapesh me shume peshqe sesa votat qe do maresh. Hajt shnet.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 10/01/2020 20:35

    O LUL O BAJGE MJAFT ME . JETON NE SHTEPI 400.000EURO DHE KE GUXIM TE BESH POLITIKE. KE MAKINE MERCEDEZ BENZ CLASS S. NGA KU KANE ARDHUR LEKET???? JENI HAJDUTE DHE VETEM KERKONI PUSHTETIN DHE ASGJE TJETER. NUK DONI TJA DINI PER POPULLIN VETEM E KENI PERDORUR ATE PER VOTAT. ZHDUKUNI NGA FAQJA E DHEUT O BAJGA SHPELLARE!

    Përgjigju
  • Ilia: 10/01/2020 19:08

    O shal njgjitur...aty ku je ti Ka 10 vjet qe flejne neper barake druje e konteiner njerezit e Aquilas nga termeti qe mori 300 jete njerezish.cfar premton ti qe dhe vet e di qe nuk behesh kurr km por te la ngel dopjo gjashta ne dite dhe po' kerkon te shpetosh. Ik mor legen se ne bere lolo ..e dine te gjithe qe je kuklla dhe ku**a e Sales e nuk Ke nga tja mbash se ti...

    Përgjigju
  • Ilia: 10/01/2020 19:04

    O k**e...ne radhe te pare dhe ti e di qe nuk behesh km.e dyta je ne vendin ku Ka 10 vjet nga termeti qe ndodhi ne Akuila o Aquila e njerezit flejne akoma neper barake druje e konteiner prandaj cfar te premtojne ata Jane perrallat qe tregon e beson ti o shal ngjitur....mos kujto qe Ka akoma budallenj.ta Ka thene gjithmone ai i gjati po ti je aq debil i deshperuar sa nuk Ke zgjidhje vec te genjesh e te tregosh barcaleta

    Përgjigju
  • ser: 10/01/2020 18:30

    luli ti ke nje problem te vogel, dhe problemi eshte qe ti svjen dot ne pushtet se e para je budalla dhe e dyta edi rama si bastard qe esht te perdor si prezervativ.

    Përgjigju
  • O tej: 10/01/2020 17:56

    Do te behesh kryeminister kur ky hajdarim im te jete vigjilent 24 ore ta kam thene por ti nuk mer vesh.., o bylmez

    Përgjigju
  • Tipi: 10/01/2020 16:05

    Eshte problem fondesh, jo problem se nuk kemi ku gjejme pervoje. Thuaj te na rroje ushtria qe eshte e para ne fatkeqesi natyrore dhe merr levdatat me te pakta.

    Përgjigju
  • Tironci: 10/01/2020 15:41

    Pse akoma enderron te vije ne pushtet ky vrases,hajdit, genjeshtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj