Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është larguar për pak kohë nga kryeqyteti dhe situata e tensionuar politike. Në një foto të publikuar mëngjesin e sotëm në ‘facebook’, Basha shfaqet mes malesh me dëborë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela.
Kreu demokrat ndodhet në bjeshkët e Tropojës, ku siç shihet në foto, pas tij shkrihen majat e thepisura të veshura me petkun e bardhë të dëborës.
/Shqiptarja.com
Kreu demokrat ndodhet në bjeshkët e Tropojës, ku siç shihet në foto, pas tij shkrihen majat e thepisura të veshura me petkun e bardhë të dëborës.
“Në Valbonë te Margjeka”, shkruan Basha.
(Basha me bashkëshorten në Valbonë)
d.c./shqiptarja.com











