Basha “ankohet” tek të huajt: Krimi
e korrupsioni po na kthejnë mbrapa

Basha “ankohet” tek të huajt: Krimi<br />e korrupsioni po na kthejnë mbrapa
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Drejtorin e Politik të Ministrisë së Jashtme Austriake, Jan Kickert dhe Drejtorin për Ballkanin Perendimor, Johan Sattler me të cilët diskutoi mbi krimin, korrupsionin dhe dhunimin e votës së lirë, shqetësime të cilat po e kthejnë Shqipërinë mbrapa.

Duke u fulor për zhvillimet e brendshme Basha tha se vendi po bën kthim mbrapa dhe zhbërja e standardeve demokratike rrezikon seriozisht të ardhmen e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike njohu diplomatët e lartë austriakë me shkeljen e rëndë të standardeve në zgjedhjet e fundit, me blerjen  masive të votave, me ushtrimin e presionit mbi zgjedhësit, me përfshirjen e administratës dhe institucioneve publike në skemën e trysnisë ndaj votuesve, me kandidimin e personave me të shkuar kriminale.

Inkriminimi i administratës dhe i politikës deri në nivelin e Parlamentit, janë shqetësim i madh për vendin, tha Basha, i cili theksoi se pa çuar deri në fund dekriminalizimin për të cilën Partia Demokratike është e vendosur, Shqipëria nuk mund të ketë të ardhme Evropiane.

Basha gjithashtu informoi zyrtarët e lartë të vendit mik se keq qeverisja po sjell pasoja dramatike në ekonomi dhe po shkakton padrejtësi të vazhdueshme çka po nxit dhe numrin e lartë të bash kqytetarëve që ikin nga vendi dhe kërkojnë azil në Evropë. Ky eksod në rritje i shqiptarëve po merr përmasa shqetësuese duke vënë në rrezik lëvizjen e lirë pa viza të shqiptarëve në hapësirën Shengen, një e drejtë e fituar me shumë mund e përpjekje.

Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se krimi, korrupsioni dhe dhunimi i votës së lirë janë kthyer në pengesë dhe kërcënim të madh për zhvillimin e Shqipërisë dhe përparimin e saj në rrugën e integrimit Evropian.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës