TIRANË – Xhamia e re e kryeqytetit do të ndërtohet tek sheshi i Namazgjasë. Komisioni për ndërtimin e kësaj xhamia ka miratuar sot propozimin e Komunitetit Mysliman, për ndërtimin e Xhamisë së madhe tek Namazgjaja ku ndodhet dhe toka e këtij komuniteti.
Komisioni përbëhet nga: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Nënkryetari, Sekretari i Përgjithshëm, Përfaqësuesi i Komitetit të Kulteve, Përfaqësuesi i Prefektit, i Këshillit të Qarkut, Myftiu i Tiranës, tre përfaqësues të komunitetit të besimtarëve të Tiranës, përfaqësues i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshillit të Ministrave, Shoqatës “Tirana”, Administratori i Përgjithshëm i Bashkisë dhe 5 drejtorë, tre drejtorë të përgjithshëm të Planifikimit të Zhvillimit të Territorit, Planifikimit të Menaxhimit të Shërbimeve, Projekteve Strategjike e Investimeve të Huaja dhe dy drejtorë të Planifikimit të Territorit dhe i Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.
Në mbledhjen e ardhshme Komisioni do të diskutojë për mënyrën se si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri, apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com