Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, është distancuar dje nga kauza dyvjeçare e dekriminalizimit, kauzë e cila nuk prodhoi asgjë. Për herë të parë, Lulzim Basha ka deklaruar se dekriminalizimi nuk është çështje e Partisë Demokratike. Deklaratat vjen një ditë pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve dhe blofit me 19 deputetët e inkriminuar në radhët e Partisë Socialiste.