TIRANE- Vështirësitë ekonomike që ka hasur bashkia e Tiranë, gjatë drejtimit të saj nga Lulzim Basha, kanë bërë që të mos ishte në gjëndje të paguante dhjetëra fatura financiare ndaj subjekteve private që i kanë ofruar shërbim. Këta të fundit kanë qenëë të detyruar ti drejtohen gjykatës së kryeqytetit duke nxjerrë urdhra sekuestro.
Për pasojë firmat private kanë autorizuar përmbarimin për ekzekutimin e vendimeve të sekuestros. Një nga këto subjekte që nuk është paguar për shërbimin e ofruar në bashki si kompjutera dhe paisje të tjera informatike është kompania “Infosoft System”, e cila herë pas herë ka kërkuar në rrugë zyrtare tek ish-kryebashkiaku Lulzim Basha që të paguante një faturë financiare prej 24 milion lekë të vjetra. Kjo pasi në 29 dhjetor të vitit 2014 kompania i kishte shitur bashkisë disa mallra informatike.
/Shqiptarja.com