Basha:Librat të jepen falas dhe të
shpërndahen në shkolla,jo fasada

Basha:Librat të jepen falas dhe të<br />shpërndahen në shkolla,jo fasada
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me tekstet shkollore të cilat kanë nisur të shpërndahen për të gjithë nxënësit të cilët në 11 shtator iu rikthehen bankave të shkollës.

Përmes një deklarate për mediat ai denoncon rradhët e gjata për të marrë tesktet shkollare sikurse edhe rritjen e çmimit.

“Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar cdo vit. Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016. Për të njejtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë” shkruhet në njoftimin për mediat.
 
Rritja e çmimit të librave sipas Bashës ka rritur barrën ndaj prindërve dhe se shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendet. Sipas tij librat duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat.
 
“Kjo rritje cmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave.

Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që con për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh
”përfundon Basha. 


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet