Basha: Ligji i arsimit fashist
do hartojmë projektin tonë

Basha: Ligji i arsimit fashist<br />do hartojmë projektin tonë
TIRANË - Ligji i arsimit të lartë ishte në fokus të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku sërish Basha e cilësoi një akt fashist ndaj të rinjve e për këtë tha ai, opozita po harton një projekt, i cili do të jetësohet kur shqiptarët të votojnë programin e PD-së.

Basha tha se me miratimin e këtij ligji e gjithë kostoja studimit do të rëndojë mbi studentët dhe familjarët e tyre.

Reforma për arsimin do të rrisë kostot për studentët, do të rrisë kostot për xhepat e tyre. Ata do ta kenë të vështirë për shak të papunësisë dhe varfërisë në rritje. E gjithë kostoja e studimit rëndon mbi studentët dhe familiarët e tyre. Është një akt armiqësorë kundër studentëve të këtij vendi.
Me këtë akt Rama e fshin të drejtën kushtetuese të të rinjve shqiptarë për tu arsimuar duke jua mohuar këtë të drejtë themelore.
Edhe pse opinioni, ekspertët dhe të gjithë janë kundër Edi Ramës ka vendosur të kalojë një ligj vetëm për interest e tij klienteliste dhe korruptive.
Versionet e tyre u kundërshtuan që në fillim, por ata nuk pyetën. Revolucion anti ligjor dhe antikushtetues e kanë quajtur ekspertët këtë reformë ku 200 prej tyre kanë nëshkruar edhe një memorandum kundër kësaj reforme.
Shkelia e së drejtës themelore të studimit është më e rëndë duke pasur parasyshë që këta të drejta jepenj njësoj pavarsisht shtresave ekonomike.
Kryeministri është ai që do të vendosë dhe që do të fusë duart në xhepat e qytetarëve. Ky projektligj prek edhe interest e privatëve.
Ky lloj institucioni i arsimit të lartë që i përfiton të gjitha të drejtat sipas humorit të Ramës, prish të ligjshnërinë e arsimit të lartë.
Me këtë ligj shuhet plotësisht autonomia universotare. Me këtë ligj e gjithë bota akademike ka një shef një rector dhe një kryetar që është Edi Rama. Qeveria do ketë dorë të lirë në shpërndarjen e arsimit të lartë . E gjithë kjo kapje e arsimit të lartë do ndikojë në cilësinë e arsimit. Mbështetja në bazë të meritës duke pasur në fokus studentin nuk do jetë më në qendër të vëmendjes.
Niveli i studentëve shumë e rëndësishme për cilësinë e arsimi. Kriteri i vetëm tashmë do jetë mundësia ekonomike dhe jo mesatarja.  Kjo do të sjellë që në universitet të shkojnë vetëm ata që kanë mundësi që ta paguajnë dhe jo ata që e meritojnë që të shkpojnë. Kjo është rrjedhoja e një ligji të miratuar në shurdhueshmëri të plotë, i sjellë në zhegun e verës për tu miratuar dhe që shtatori të nisë me këtë atëntat fashist të arsimit të lartë. Ndaj ju deputetë do ta kundërshoni nesër këtë projektligj. 
Dua tu them të gjithë shqiptarëve se fatin e arsimit universitar PD-ja do ta çojë në vend. Do çojë në vend drejtësinë, do bëjë gjithçka për të mbrojtur të drejtat e studentëve
,” – tha Basha. 

Ligji për arsimin e larte do të diskutohet në një seancë të posaçme në parlament këtë të martë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë