TIRANË - Ligji i ri për kompensimin e pronave sipas kreut të opozitës Lulzim Basha është dhunim i të drejtave të pronarëve. Sipas Bashës projektligji bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
 
“Projektligji Rama per moskompensimin e pronareve është një dhunim i hapur dhe i papranueshëm i te drejtave legjitime te pronareve. Ai bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës si dhe është në kundërshtim të plotë me jurisprudencen e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Partia Demokratike do ta kundershtojë deri në fund këtë projektligj”, - shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)