Basha tha se tema dhe interesi i Partisë Demokratike edhe sot ka qenë gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
"U informova për investimin që po kryhet për zonën e lirë ekonomike, subvencionimin e fermerëve, përpjekjet titanike që po bëhen për t’iu ofruar një shërbim shëndetësor më të mirë në veçanti atë të maternitetit të Preshevës. Patriotizmi nuk shprehet vetëm me fjalë, madje kur shprehet vetëm me fjalë të çon në drejtimin e gabuar, veprat janë ato që flasin”.-tha Basha
Kryedemokrati tha se e ka garantuar mbështetjen e plotë personale dhe atë të PD për realizimin e objektivave strategjike të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si në mbështetjen e studentëteve shqiptarë në Universitetin e Tiranës, por edhe në objektiva të tjera strategjikë për përmirësimin jo vetëm të cilësisë së jetës, por edhe të pozitave dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kryetari i komunës së Preshevës dhe njëherësh kryetar i PDSH-së, Mustafa, pohoi se “Kemi këmbyer shumë mendime sot në lidhje me kapërcimin e gjitha situatave që prekin shqiptarët që prej përdorimit të lirë të simbolit kombëtar dhe identifikimin e shqiptarëve autoktonë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Po ashtu, për tekstet mësimore, për arsimin më të mirë shqip dhe në këtë drejtim jemi mirënjohës të paskajshëm sepse rinia jonë po shkollohet, po emancipohet dhe po ndërtohet edhe shkencërisht, por edhe me dije në Tiranë dhe në Republikën e Shqipërisë”.
“Shqipëria është në pozicion më të mirë të mundshëm për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe këtë drejtim falënderojmë kryetarin Basha që ka këtë gadishmërinë dhe përgjegjësi kushtetuese për shqiptarët jashtë troje të Republikës së Shqipërisë. Faleminderit kryetarë”, tha Mustafa.