Basha: Më 8 dhjetor protestë në
Tiranë, të marrim në dorë fatet

Basha: Më 8 dhjetor protestë në<br />Tiranë, të marrim në dorë fatet
Kryetari i Demokratëve në një takim me banorët e Vaut të Dejës ka folur lidhur me krizën ekonomike që sipas tij ka përfshirë vendin. Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste më datën 8 dhjetor kundër qeverisë.

"Nëse mendoni se koha e kësaj qeverie ka mbaruar atehere ju ftoj me 8 dhjetore ne Tirane ne marshimin e protestës. 8 dhjetore per te gjithe ata qe kane shpresuar nje vend pune por shohin qe po mbyllen vendet e punes, me 8 dhjetore per te gjithe ata qe prisnin ulje taksash dhe sot perballen me arbitraritet e taksa te rritura e gjoba, me 8 dhjetore per te gjith ata qe u ka ardhur laku ne fut te mblidhemi ne tirane per te marre ne dore fatet e vendit".-tha Basha nga Vau i Dejës
 
Basha deklaroi se partia e drejtuar prej tij synon ta shohë me realizëm gjendjen ekonomike, ndryshe nga qeveria që sipas tij e mbulon me propagandë. 

"Qellimi i PD është të regjistrojmë gjendjen ekonomike papunesine si rezultat i keqeverisjes, rritjes së taksave dhe për të pare rrugët e daljes. Qeverisë nuk ia ndjen per hallet e popullit. Pasi rriti borxhin pasi rriti taksat nuk solli asnje permirsim në jetën e shqiptare. Çmimi i naftes dhe i energjise është me i larti ne Ballkan. Sot qëllimi është te marr nga ju hallet dhe problemet dhe per te diskutuar rruget e daljes nga kjo situate. Nuk mund te ketë asnje propagande apo shfaqe tëlevizive ta fsheh gjendjen qe po kalojnë qytetarët. Pergjegjjsa është qeveria e ramës e cila kerkon ta shtyje ditet me mashtrimë"-tha Basha

Redaksia online
(S/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike