TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar sulmin kriminal ndaj të zgjedhurit demokrat, Fredo Berberi.
 
Me një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha dënon sulmin kriminal ndaj kryetarit të komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi.
 
Duke i uruar shërim të shpejtë, Basha e siguron Berberin dhe familjen e tij, se Partia Demokratike u gjendet pranë në këtë ditë të vështirë dhe kërkon zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen e autorëve para ligjit.
 
Lulzim Basha shpreh revoltën e tij ndaj këtij akti të shëmtuar, që është një shprehje e pasigurisë publike në vend, e revanshit të krimit, dhe për fat të keq, në këtë klimë frike, më të rrezikuarit janë zyrtarët dhe të zgjedhurit e Partisë Demokratike.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)