Basha: Marshim popullor në
Kavajë, nga aty "bie" qeveria

Basha: Marshim popullor në<br />Kavajë, nga aty
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë nga çadra e PD-së protesta e së cilës ka hyrë në ditën e 77-të, përsëriti se zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë.

Sipas tij, 18 qershori ka rënë si politikisht ashtu edhe ligjërisht. Basha tha se ndërkombëtarët mbështesin kauzën e opozitës, ndërsa foli dhe për protestën e paralajmëruar ditën e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë, të dielën e 7 majit.

Sipas tij, nga Kavaja do të bjerë simbolikisht Republika e Vjetër, siç e quajti ai, pasi ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm. 

Sot Republika e Vjetër s’është më zot i fateve të shqiptarëve, sot ndryshe nga 77 ditë më parë se ka lehtë t’i shtypë, vjedhë e mashtrojë shqiptarët, se shqiptarët janë bashkuar dhe ushtria paqësore e republikës së re po nis marshin e saj të pandalshëm. Ne do të marshojmë të bashkuar, qindra e mijëra shqiptarë. 

Përballja e parë është ditën e diel, në kryeqytetin e lirisë, kryeqytetin e demokracisë, në Kavajë. Nga Kavaja le të përhapet lajmi i mirë se republika e vjetër, fasada e republikës së vjetër, është një tigër letre, grusht kriminelësh, pushtetarësh të korruptuar e oligarkësh.
 
Nga kavaja le ta mësojë çdo shqiptar, mik i huaj, dashamirës i republikës së re dhe kundërshtarët e Republikës së re se në 7 maj rrëzojmë republikën e vjetër në Kavajë.
 
Le të bashkohemi të dielën në bashkimin më të madh popullor, në përballjen paqësore, por të vendosur për që do të shënojë simbolikisht rënien e republikës së vjetër. Ne do të jemi të gjithë aty përmes pjesëmarrjes, përmes bashkimit, vendosmërisë le të diktojmë agimin e Republikës së Re. Tregojuni botës dhe Shqipërisë ku do jemi ditën e diel, ku nis fitorja, ku themelohet liria, në Kavajë"
, u shpreh Basha.  

  

'S'ka zgjedhje pa ne, 18 qershori ka rënë ligjërisht'
Kryetari demokrat përsëriti gjithashtu se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme ka marrë mbështetje ndërkombëtare.

Ai paralajmëroi se zgjedhje në 18 qershor nuk do të ketë, pasi sipas tij, 18 qershori ka rënë si politikisht ashtu edhe ligjërisht.  

"Sot në takimin që sapo mbarova, me një nga ministret e një vendi të BE, por dhe qindra që kam pasur në këto 77 ditë, sot është fakt i certifikuar falë jush, falë këtij bashkimi, zëri juaj i bashkuar, e vërteta juaj e bashkuar është sot e vetmja e vërtetë që njeh sot Amerika dhe mbarë bota. 

E gjithë bota e di, siç e dimë të gjithë ne, se zgjedhje të lira pa asgjësuar problemin e krimit në pushtet dhe drogës nuk mund të ketë. E gjithë bota e di se krimi dhe droga janë përgjegjësia dhe projekti politik i qeverisë dhe kryeministrit të fasadës.

Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk mund të ketë. Opozita qëndroi e bashkuar siç iu dha fjalën ju dhe këtij bashkimi të madh qytetar. Opozita refuzoi regjistrimin në një fasadë të shëmtuar elektorale të diktuar nga krimi dhe droga. Të përballur me forcën tonë, forcën tuaj, edhe partitë qeveritare nuk ia dolën të regjistronin partitë e tyre dhe sot një gjysmë koalicioni i shpërndarë si zogjtë e korbit është prova e qartë se 18 qershori ka rënë politikisht, moralisht dhe ligjërisht. 

Por, ndonëse rënia morale, politike dhe lgjore e 18 qershorit është sot i konfirmuar nga të gjithë, Republika e vjetër po bën gjithçka ta ndalë apo ngadalësojë vrullin e bashkimit popullor që është nisur drejt destinacionit, final Republika e Re
". 



Deputetja e PD: S'do ketë dhunë në Kavajë, protesta paqësore
​Deputetja e PD, Dhurata Çupi, shprehet se protesta e opozitës në Kavajë të dielën në orën 11:00, do të jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit në Tiranë, por sërish paqësore.

Ligjvënësja demokrate theksoi se dhuna nuk është alternativë e opozitës, ndërsa theksoi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në këtë protestë do të shërbejë si mesazh se ka ardhur koha që qeveria të largohet. 

Çupi tha gjithashtu se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi kjo tregon se vendi ka bërë hapa pas si në vitet e diktaturës.

"Protesta në kavajë do të jetë paqësore, çdo protestë që ka organizuar z.Basha kanë qenë paqësore dhe mbarë kombëtare,. Ato përfaqësojnë sot jo vetëm opozitën, por numrin e madh të shqiptarëve. 

Protesta në Kavajë do jetë më e madhe se ajo e 18 shkurtit. 

​Rrëzimi i qeverisë që thotë z.Basha është simbolikë, pasi pjesëmarrja e masive e qytetarëve do të thotë se ka ardhur koha që qeveria të largohet. 

Zgjedhje nuik mund të ketë. Zgjedhje do të thotë të zgjedhësh midis disa dhe kur nuk paraqiten kandidatë, do të thotë se nuk kemi zgjedhje. Jemi kthyer në vitet e diktaturës. Sot duhet të ketë zgjedhje për të gjithë shqiptarët. 

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme për shqiptarët janë kauza e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë që Shqipëria sot është në krizë politike dhe ekonomike
", u shpreh Çupi. 

A rrezikon kjo protestë që të prodhojë incidente apo dhunë?
Ato që thuhen për incidente janë zhurmat që hedh pushteti. Edhe në 18 shkurt pushteti proklamonte se do të bëhej nami, në fakt u bë nami se Bulevardi u mbush plot me qytetarë. Do të jetë një protestë për t'i dhënë një mesazh qeverisë: Kujdes me shqiptarët se e keni mbushur kupën. 

Mendohet që nisë kjo protestë të nisë ditën e shtunë me qëllimin e qendrave të votimit. Është ky skenari?
Skenari i vetëm është skenari që datën 7 maj në orën 11:00 Kavaja do të mbushet me qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Eshtë skenari i paqes dhe i qytetarisë. 

Debatet e brendshme në PD si i konsideroni?
S'kanë qenë debate por një dialog miqësor brenda kësaj familje të madhe. Edhe diskutimi i para dy ditëve ishte biseda e dialogu në një familje të madhe. Ajo çfarë ndodhi ju e keni parë, nuk kishte asnjë acarim, asnjë ngritje zëri, por thjesht dialog. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk