Basha: Mbështesim SPAK të godasë zyrtarët e korruptuar 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i kërkon SPAK t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar.

Gjatë një takimi me qytetarët në Fier, Basha tha se Partia Demokratike e ka luftën ndaj korrupsionit prioritet kryesor, duke sjellë në vëmendje demoncimet që opozita ka bërë për aferën e Inceneratorëve.

“Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës.  Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi.  Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”- shkruan Basha.

Gjatë ndalesës në Fier Basha tha se shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë. Më herët ai u takua edhe më të rinjtë duke u kërkuar t’I bashkohen Partisë Demokratike. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki