Basha mbledh aleatët 1 ditë para
protestës, jep porositë e fundit

Pak orë para protestës së të hënës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët e tij opozitarë pjesë apo jo e parlamentit shqiptar, për t’u dhënë porositë e fundit, lidhur me organizimin e protestës. Pas përfundimit të mbledhjes, Basha u shpreh se protesta do të përqendrohet brenda parlamentit dhe jashtë parlamentit, ndërsa u shpreh se qëllimi i Edi ramës nesër është zgjedhje e kryeprokurorit që do t’i mbyllë atij dosjet e krimit

Burime pranë PD bëjnë me dije se kryedemokrati ka dhënë gjatë mbledhje porositë e fundit para protestës së nesërme, ku u ka kërkuar aleatëve të angazhojnë sa më shumë strukturat e tyre.

Në mbledhje kanë marrë pjesë kreu i LZHK, Dashamir Shehu, Nard Ndoka i PDK, Fatmir Mediut i Partisë Republikane dhe Artur Roshi, kreu i Ballit Kombëtar Demokrat.

Të pranishëm në këtë mbledhje mësohet se kanë qenë edhe aleatë jo parlamentar të Partisë Demokratike. Ajo që është vënë re gjatë mbledhjes ka qenë mungesa e kreut të PBDNJ- së, Vangjel Dule.

Pas përfundimit të mbledhje së vetmit që janë prononcuar për mediat kanë qenë kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Basha është shprehur se protesta ditën e nesërme është një bashkim për të mbrojtur liritë themelore, si dhe nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ky i fundit dëshiron të emërojë një kryeprokuror politik, për të kapur drejtësinë.

"Nëse nesër, Edi Rama tenton të çojë deri në fund puçin e tij kushtetues, duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe në kuptimin e goditjes që do t’i japë bashkëjetesës demokratike, stabilitetit në vend, dhe se shqiptarët si çdo komb tjetër i civilizuar nuk mund dhe nuk do ta pranojnë as dhunimin e Kushtetutës, as kapjen politike të drejtësisë, as asgjesimin e Refomës në Drejtësi për të cilën kemi investuar kaq shumë dhe që shqiptarët mezi e presin për interesat e tyre si qytetarë por edhe për interesin madhor kombëtar të pastrimit të politikës nga krimi, pa të cilën nuk do të ketë as hapje negociatash, as Shqipëri europiane. Pra, nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha që i ndajnë kombet e civilizuara nga kombet e robëruara. Për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur drejtësinë nga kapja politike, për të mbrojtur Reformën në Drejtësi", është shprehur kryedemokrati.

Nga ana tjetër Shehi është shprehur se: “Këto vite janë shkelur ligjet ne kemi gjykuar e deri tek çështja e kryeprokurorit nuk e menduam që do arrinte. Shoqëria civile është shumë e majtë, e përgjumur për të vendosur një kandidat. Ky është një puç demokratike”.

Gjithashtu kreu i LZHK-së ka shtuar se Partia Socialiste duke zgjedhur kryeprokurorin e përgjithshëm do të mbylli dosjet korruptive dhe të hapi ato që i pëlqejnë.

Redaksia Online
D.T/Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë

Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë