TIRANE - Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha, kanë zhvilluar mbledhjen e parë të grupit parlamentar, në mungesën e një statusi partiak.
Deputetët e rinj të forcës politike më të madhe në opozitë, kanë mbërritur pas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit ka qenë i pari që ka mbërritur në selinë e re të PD-së, tek ish-SHQUP.
Gjatë fjalës së tij, kreu demokratëve Lulzim Basha deklaroi se, "Kemi potenciatet të bëjmë opozitën më efikase që ka njohur vendi. Jemi demokratë dhe përkulemi pa apelim rotacionit.” Sipas tij, "qeveria Berisha është dhe do të mbetet një histori e pakrahasueshme suksesi në këto 100 vite të shtetit". "Qeveria Berisha do të ngelet një vlerë e çmuar dhe ata që do të vijnë në pushtet duhet të bëjnë llogaritë me arritjet e saj", theksoi në fjalën e tij, kryetari Basha. Ai ka folur edhe për faktin që ka qenë pjesë e saj, duke u shprehur: "Jam krenar që kam qenë pjesë e saj".
Basha ka përmendur edhe aleatët e PD-së, në fjalën e tij. "Bashkë me aletatët kjo është opozita e Shqipërisë", theksoi Basha.
Ai ka folur edhe për humbjen, ku ka theksuar se, "duhet të shohim defektet dhe shkaqet subjektive të rezultatit objektiv të pushtetit". Gjithashtu u ka uruar pjesëtarëve të grupit parlamentar, selinë e re të PD-së.
Në fjalën e tij, kreu i demokratëve nuk ka lënë pa sulmuar mazhorancën e re, që ishte në opozitë para zgjedhjeve të 23 qershorit. “Kjo nuk na pengon të shohim në sy parregulltisë e veprimet antiligjore. Kemi parë një opozitë që ka vjedhur e blerë votat për të tjetërsuar rezultatin", tha Basha.
Basha tha sot se, "nisim një opozitë të re përballë një shumice që është votuar me një program atë tejkaluar prej kohësh nga e majta europiane. Duam të njoftojmë se duke filluar nga sot e deri në ditën e fundit të Kuvendi që kanë dalë do të kenë përballë kreun e grupit të PD-së. Do të kenë një opozitë të fortë moderne e kontrolluese të akteve të qeverisë, verifikuese e rreptë e premtimeve të saj.
Një opozitë shpresuese. Kujtojmë sot se PD-ja lindi si një parti e vokacionit perëndimor. Qytetarëve shqiptarë u deklarojmë konsensusin pa kushte për çdo ligj e akt që shkon në favor të integrimit të bashkëqëverisë. Kemi dhe bashkëpunimin e deputetëve tanë në komisione për politikat e paqes në rajon, bashkëpunimin në rajon dhe me ligjet. Ne kemi përvojën në qeverisje që është një avantazh i madh".
"Nuk do të jemi opozita e baltës e shpifjeve por e fakteve dhe e arsyes. Do i përmbahemi etikës dhe klasit që karakterizon të djathtën. Nuk do të jemi opozitë akademike apo libreske por do të jetë popullore. Do të jemi në kontakt me të gjithë qytetarët që do të duan të qajnë një hall. Duam të bëjmë një shkollë të opozitarizmit në kuvend. Do të jemi opozitë alternative propozuese", theksoi gjatë fjalës së tij, të mbajtur para deputetëve të rinj, të PD-së.
Kreu i PD-së, ka kujtuar edhe faktin se, kjo është opozita e tretë në harkun e pak më shumë se 2 dekadave. "Do jemi pararoja e rrugëtimit që nesër do të jetë shumicë. Punë të mbarë Kuvendit", ka përfunduar fjalën e tij para deputetëve, kreu i ri i PD-së, Lulzim Basha.
Mbledhja e cila nisi në orën 11:00 zgjati deri në 12: 30. Pas fjalës së Lulzim Bashës u zhvillua me dyer të mbyllura.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com