Basha mbledh në PD ministrat
teknikë para votimit në Kuvend

Basha mbledh në PD ministrat<br />teknikë para votimit në Kuvend
Pak orë para mbledhjes së Kuvendit në seancë plenare ku do të votohen ndryshimet në kabinet, kryetari i PD, Lulzim Basha ka thirrur në një mbledhje në selinë blu gjashtë kandidatët për ministra dhe zv/kryeministren teknike. 

Pasi të bëhet votimi i tyre në parlament, pritet dekretimi nga Presidenti i Republikës, çka do t’i hapë rrugë marrjes së detyrës nga ana e tyre. 

Në takimin me Bashën kanë marrë pjesë Dritan Demiraj kandidat për ministër të Brendshëm, Helga Vukaj e Financave, Gazmend Bardhi i Drejtësisë, Mirela Karabino e Arsimit dhe Sportit, ai i Shëndetësisë Arben Beqiri e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha si dhe kandidatja për zv/kryeministre Ledina Mandia. 

Ministrat dhe zv/kryeministrja teknike marrin detyrën pas marëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.

Ata do të jenë kujdestarë të procesit zgjedhor, për të shmangur abuzimet me votën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat