Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledh sot Kryesisë e PD për të marrë vendim të rendësishme.

Mbledhja e Kryesisë së PD vjen pas dorëzimit të materialeve dhe analizës së bërë nga degët për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit të vitit të kaluar. 

Në këtë mbledhje, që nis në orën 17:00 të pasdites së të enjtes, do të vendoset data e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të diskutohet platforma që do të ketë partia. 

Një ditë më parë, lideri i demokratëve, Lulzim Basha, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të ish-deputetit Astrit Patozi, u shpreh se, grupimi anti-lidershipit të tij mund të bëjë propozime, të cilat më pas bëhen pjesë e diskutimeve dhe vendimeve qëo do të marr Kuvendi Kombëtar i PD.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com