Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbledh kryesinë për të bërë analizën e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit.

Në një njoftim për mediat selia blu njofton se mbledhja e kryesisë do të bëhet ditën e shtunë në orën 19:00.

Ky reagim i Bashës vjen menjëherë pasi Mesila Doda u largua pas 25 vitesh nga Partia Demokratike.

Në një letër të hapur përmes rrjetit social “Facebook” Doda sqaron se në selinë blu mbretëron klientelizimi, ndërsa humbja e zgjedhjeve sipas saj nuk u analizua kurrë.

Kreu i PD-së është vënë në qendër të kritikave nga deputetja Mesila Doda e cila akuzoi Bashën se e ka përjashtuar nga fushata e zgjedhjeve të 21 qershorit.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)