Lulzim Basha ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektorale në Tiranë duke bërë thirrje për votime masive më 25 prill. Basha premtoi një të ardhme më të mirë pas 25 prillit me PD në krye. Ai tha se do të jetë kryeministri i të gjithëve dhe qytetarëve do i rikthehet dinjiteti.
"Të dielën sjellim ndryshimin! Fitorja më e madhe dhe më e bukur, sepse kjo është fitorja e Shqipërisë. Shqiptarët e kanë vendosur ndryshimin! Pjesëmarrja më e madhe në histori. Fshijini lotët nga sytë. Nuk është më koha për të qarë, sepse të dielën do sjellim fitoren më të madhe. Ky është vendi ynë. Ju përket juve, gjithë qytetarëve të Shqipërisë. Ta sjellim ndryshimin së bashku", tha Basha.
Për Bashën, ndryshimi është vetëm çështje orësh, ndërsa u shpreh i sigurt se e diela, dita e zgjedhjeve, do të sjellë një fitore të madhe për PD. Takimi u mbyll me fishekzjarre dhe brohoritje nga simpatizantët e mbledhur në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.
“Boll vëllezër dhe motra sepse ndryshimi është tashmë çështje orësh. Ai është madhërisht këtu në këtë shesh, në gjokset tuaja, në sytë tuaj, në zërin tuaj, ushton, ushton, ushton, numri 9-të. Për ndryshim, për fitoren e çdo familjeje shqiptare, për fitoren e nënave shqiptare, lotët e të cilave nuk kanë pasur të tharë këto 8 vite të vështira me fëmijët e larguar në emigracion, me burrat e shpunësuar, me shtëpitë e prishura, pasiguri për të nesërmen, pa rend, pa drejtësi por nënat shqiptare kudo ku i kam takuar, nënat shqiptare që ju shoh këtu në këtë shesh e kanë ngritur kokën sepse kanë shpresë, kanë besim dhe të dielën vjen ndryshimi për ato. Dhe për bashkëshortët e tyre, baballarët tanë të stërmunduar në 8 vite të një dimri pa fund, pa mundësi, pa një derë për të trokitur, pa një fjalë të ngrohtë, pa një dorë pas shpine por vetëm me vuajtje dhe mjerime, vetëm me çmime që rriteshin, vetëm me borxhe ku zhyteshin por i shoh sot, i shoh sytë e baballarëve, i dëgjoj thirrjet e tyre, e dinë, po vjen, nuk ndalet ditën e diel ndryshimi duke votuar numrin 9 dhe për fëmijët tanë, për vogëlushët tanë, për ata për të cilët po e bëjmë këtë betejë, më të madhen betejë, më të madhën betejë për zgjedhjet me praninë dhe masivitetin më të madh në 30 vite, për fitoren më të thellë në 30 vite, për fëmijët tanë, për shqiptarët e vegjël, shqiptarët e Shqipërisë si gjithë Europa, ditën e diel votojmë numrin 9”, tha Basha.
Ai akuzoi më tej qeverinë se gjatë 8 viteve ka marër gjithçka dhe se i mbylli vendit portat e integrimit.
“Vëllezër dhe motra, për 8 vite me radhë kanë marrë gjithçka. Një grusht njerëzish dhe një njeri i vetëm mbi ta, 8 vite me radhë zhvati dhe grabiti, dinjitetin e përdhosi, sigurinë e kërcënoi, vendit ia mbylli portat e integrimit dhe mendoi se për pak u bë Zot edhe i votës tuaj por kjo nuk është Tirana e tyre. Kjo nuk është Tirana e Edi Ramës. Kjo është Tirana e tiranasve, e kryeqytetasve, e shqiptarëve. Ky është vendi ynë dhe të Dielën me votën tuaj do ta rimerrni Tiranën, do ta rimerrni Shqipërinë dhe fatin tuaj në duart tuaja duke votuar numrin 9. Bashkë për ndryshim do të thotë që ne do ti japim fund njëherë e mirë arenës së shëmtuar ku shumica dërrmuese e shqiptarëve e varfëruar, e poshtëruar dhe e papunë, këqyrë një pakicë babëzie tek merr pasuritë e vendit, vjedh taksat e vendit dhe varfëron në palcë çdo familje. Do të thotë ti japim fund një arene të konfliktit dhe përçarjes që i shërben vetëm një njeriut atij që për 8 vite me radhë nuk bëri asgjë përveçse u pasurua dhe grumbulloj më shumë pushtet se kushdo tjetër përpara tij këto 30 vite”, shtoi Basha.
Pas mbylljes së fushatës dhe hedhjes së fishekzjarrëve, simpatizantë dhe militantë të PD kanë pushtuar rrugët e Tiranës duke brohoritur dhe rënë borive të makinave të tyre. Sikurse mund të shihet edhe në video, simaptizantët e PD lëvizin me makina rrugëve të kryeqytetit, ndërsa jashtë xhamave të makinave mbajnë në duar flamuj të kësaj partie, teksa fishkëllejnë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha e mbylli fushatën elektorale me mitingun në Sheshin “Nën Tereza”, ku i kërkoi qytetarëve që të votojnë masivisht për PD-në, duke i premtuar ndryshim.
E filluat ndryshimin ju duke vrar njerez. Nuk ndryshoni dot ju o patri fashiste.
Përgjigju