TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me tregtarë dhe banorë të Fierit dhe Roskovecit ku ka biseduar me ta për shqetësimet që lidhen për të ardhmen, çmimin e energjisë dhe rënien e fuqisë blerëse. Qytetarët kanë shprehur zhgënjimin për votën e dhënë për mazhorancën me 23 qershor, votë e cila u ka shkaktuar sot dhimbje të mëdha.
"Halli i ka bashkuar njerëzit. Vendi po shkon drejt greminës, jo në drejtimin e duhur. Në greminë do të bien të gjithë, të djathtë e të majtë. Kjo është gremina e mjerimit, e varfërisë, e taksave të larta, e çmimeve të larta, kur në fakt u premtua e kundërta. Vota me 23 qershor u mor me premtimin se do të uleshin taksat, me premtimin se do të ulej çmimi i energjisë, me premtimin se do të ulej çmimi i naftës e do të hapeshin 300 mijë vende të reja pune", tha Basha.
Ndërsa ka dëgjuar shqetësimet e banorëve të Roskovecit, Basha u ka kujtuar se kandidatja e mazhorancës dje deputete nuk kundërshtoi asnjëherë asnjë nga nismat e qeverisë për rritje të çmimit të energjisë, naftës, rritje taksash etj, madje ajo votoi dhe kundër propozimeve të opozitës për ulje çmimesh dhe taksash e nxitje të hapjes së vendeve të reja të punës.
"Edi Rama me hipokrizi flet për dashuri ndaj grave, por respekti tregohet"- u shpreh Basha, duke shtuar se duhet t'ua lehtësojmë jetën dhe jo t'ua vështirësojmë atë.
"Të votojmë me 21 qershor platformën tonë të uljes së taksave, të uljes së çmimit të energjisë, të uljes së çmimit të naftës, të rritjes së rrogave dhe pensioneve si rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza"!, u shpreh Basha.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
42.9%
-
I keq
28.6%
-
As i mirë as i keq
28.6%
Vota total: 7
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49