Basha: Me çfarë ta paguajnë 
energjinë familjet, janë të varfra

Basha: Me çfarë ta paguajnë <br />energjinë familjet, janë të varfra
TIRANË - Pas deklaratës së kryeministrit Rama se do të ketë ulje prej 80% të kamatëvonesave për ata që paguajnë energjinë brenda 28 shkurtit, kreu i opozitës, Basha ka reaguar duke theksuar se shqiptarët nuk kanë me çfarë ta paguajnë.

“Mijëra familje janë në kufijtë e mbijetesës. Pjesa me e madhe nuk kanë me çfarë të paguajnë. Me çfarë të paguajë, ku s’ke hapur asnjë vend pune, por sipas INSTAT janë 2000 vende të mbyllura.”-  u shpreh Basha.

Skema e prezantuar nga kryeministri Rama, Basha e cilëson si një tentativë për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.​ 
 
“Asnjë zgjidhje nuk ofroi sot me gjasme skemën e prezantuar. Protesta e detyroi të bënte një hap pas, por prapë e la lakun te nevojtarët. Nuk hoqi faturat abuzuese.”- tha Basha.

Basha: Mos rrit çmimin, mbaj premtimin e uljes së TVSH-së për energjinë
Më tej Basha i kërkoi kryeministrit Rama që të mos rrisë çmimin e energjisë, por të mbajë premtimin e tij elektoral se do të ulë me 6% TVSH-në për energjinë.
 
“U kërkove qytetarëve të mos njohin faturat e energjisë, premtove se do t’i rishikoje faturat abuzive. Tashmë i kërkon që t’i paguajnë. Merr masa për eliminimin e faturave abuzive.”- tha Basha duke u ndalur te premtimet e Ramës në zgjedhjet e qershorit 2013. 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore