Basha me demokratët në Kavajë: Do bindim aleatët për masakrën zgjedhore! Kush përveç meje do të sjellë demokracinë? (VIDEO)

Edhe pse mbi krye ka vetëm humbje të njëpasnjëshme zgjedhjesh, Lulzim Basha vijon të tentojë të bind demokratët se ai është zgjedhja më e mirë dhe se 25 prillin nuk e kanë humbur, por ishte regjimi i korruptuar Rama-Doshi që u mori shqiptarëve nga duart ndryshimin. Edhe pse një pjesë e mirë e demokratëve ka pranuar humbjen dhe kërkojnë largimin e Bashës, kryedemokrati vijon të bëjë premtime se ai do të bind aleatët që 25 prilli ishte 'masakër zgjedhore' dhe më pas do rivendoset demokracia në vend.

Basha tha para demokratëve të Kavajës dhe Rrogozhinës se ai është e vetmja shpresë për të rikthyer demokracinë në vend dhe të sjellë ndryshimin që meritojnë shqiptarët.

"Ajo që ka ndodhur me 25 prill nuk është një proces tjetër zgjedhor me disa probleme. Me 25 prill ka rënë perdja e hekurt dhe është asgjësuar instrumenti i vetëm i ndryshimit që kishte mbetur që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ka rënë demokracia. Pra, beteja sot nuk është më një përballje midis dy kampeve politike dhe nuk është një përballje thjesht dhe vetëm për  të rritur e shtuar mbështetjen elektorale. Beteja sot është ekzistenciale, do të kemi apo s’do të kemi demokraci në këtë vend. Tani çështja është kush do ta bëjë këtë punë. Kush përveç nesh e ka forcën për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ka moralin për ta bërë këtë punë? Kush përveç nesh e ruajti besimin e shqiptarëve për ta çuar deri në fund misionin dhe kërkesat e vullnetin e tyre për ndryshim? Ndaj kemi një detyrim të dyfishtë jo vetëm përpara sakrificës së demokratëve të cilët ju pritë në këtë betejë, por mbi të gjithë para fateve të Shqipërisë, para fateve të shqiptarëve dhe familjeve tyre për ta çuar betejën deri në fund. Ne do t’i bindim aleatët tanë  për masakrën zgjedhore, për vjedhjen më të madhe industriale të votave në histori dhe do të përgatisim bashkë me ta shumë shpejt një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë vendin.  Ne jemi shpresa e vetme për demokraci dhe arsyeja se pse jemi të tillë është aleanca që kemi krijuar me njerëzit, ndaj duhet ta thellojmë këtë aleancë me shoqërinë, me të gjithë shtresat dhe me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi që janë shumica absolute përballë një pakice të pakicës", tha Basha nga Kavaja.

Në lidhje me garën e brendshme në PD, Basha u bën thirrje demokratëve që të refuzojnë lojrat përçarëse të Ramës dhe se të mos lejohet që kjo garë për kryetrarin e ri të largojë vëmendjen nga armiku i vërtetë i demokracisë. Basha tha se nga ky proces PD duhet të dalë më e bashkuar dhe më vendosur për të luftuar regjimin e korruptuar.

"Sikundër mos të lejojmë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çast vëmendjen tonë ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokrcia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë. Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë, ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund.Por paqartësia që mund të sundoj mendjen apo zemrën e ndokujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë sakrificën tuaj, sakrificën e demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj kam paralajmëruar dhe do vazhdoj të paralajmëroj, siç e kam për detyrë si kryetar i Partisë Demokratike, por dhe si demokrat për këtë rrezik i cili shfaqet në formën e dilemës se çfarë ishte 25 prilli. Rreziku i dorëzimit përpara atyre që 25 prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore siç e dini fare mirë ju, është fara që hidhet për një përçarje të re në mesin tonë. Sikundër mos të lejojmë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çast vëmendjen tonë ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokracia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë. Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë, ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund", tha Basha.

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP HAJDAR REXHEP LEKA [ KEPI ]: 03/06/2021 17:50

    O lyl o dyl po hik mor burec se je bo si ver llapa shkret fut e qit o lyli diq. Po hik mor burec e leni njerzit e rinj ta provojn e pd përpara ta çojn o lyl teveqeli.

    Përgjigju
  • Qytetari gri: 03/06/2021 16:39

    O budall na le pa opozit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit