Programi i Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka qenë pjesë e tryezës së sotme mes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe deputetëve të parlamentit gjerman, Peter Weiss, Andreas Lwmmel, Peter Beyer, përfaqësues të partisë së kancelares Angela Merkel.
Basha tha se në programin e PD-së parashikohen taksat më të ulëta në rajon, përmirësimi i klimës së biznesit, investimet në infrastrukturë, mbështetja financiare për bujqësinë dhe në vecanti përmirësimi i klimës së biznesit, në mënyrë që vendi të bëhet tërheqës për investime të huaja që hapin vende pune.
Hartimi i programit, theksoi kreu i PD-së është paraprirë nga konsultimet intensive me qytetarë në të gjithë vendin, grupe interesi, me ekspertët më të mirë në fushën e ekonomisë dhe financave, si dhe me mbështetjen e ekspertëve të CDU dhe PPE. Gjitahshtu, si shtoi se programi i Partisë Demokratike do t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë.
Një vëmendje e veçantë, theksoi ai, po i kushtohet hapjes dhe ripërtëritjes së Partisë Demokratike përmes proceseve demokratike dhe pjesëmarëse të cilat përbëjnë një garanci se tandardet demokratike që aplikohen brenda PD do të aplikohen nesër në qeverisjen e vendit.
Ai shtoi se një model i ri, jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan e më gjerë do të aplikohet për zgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet, duke sjelë në kujtesë vendimin e tij për t’i propozuar Këshillit Kombëtar që 35% e kandidatëve për deputet të jenë të rinj.
“Deputetët e Bundestagut kanë vlerësuar vizionin e zotit Basha dhe alternativën e tij për zhvillim ekonomik dhe punësim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e PD-së.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com