Basha me europarlamentarët:
Zbatimi i ligjit problemi i qeverisë

Basha me europarlamentarët:<br />Zbatimi i ligjit problemi i qeverisë
Moszbatimi i ligjit është problem më madhor që çon në rritje të ndjeshme të korrupsionit dhe kriminalitetit në vend.
 
Ky është shqetësimi që ka ngritur me eurodeputetët Knut Flekenshtein dhe Eduart Kukan, kreu i opozitës Luzim Basha, të cilëve u ka kërkuar që sesioni komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë thirrje për zbatimin e ligjit.

"Kjo qeveri ka dëshmuar se nuk është e aftë dhe se nuk ka vullnet të zbatojë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Kam kërkuar që ky sesion i komitetit të përbashkët të vlejë për të bërë një thirrje për zbatimin e ligjit, për shtet ligjor. Për zbatimin e ligjit të dekriminalizmit, për reformën zgjedhore që garanton kushtet për zgjedhje demokratike, dhe për një reformë në drejtësi që lufton krimin e korrupsionin në nivele të larta dhe jo që mbron Shullazin, Koçon apo Roshin” tha Basha.

Sipas Bashës opozita është e angazhuar për finalizimin e reformës në drejtësi e cila mundëson luftën ndaj krimit dhe korrupsionin dhe shmang kapjen e sistemit.

"Ky qëndrim është për një reformë që nuk mbron por lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Dhe për këtë Partia Demokratike që prej fillimit ka bërë propozimet e saj, kritikat e saj që janë pranuar dy herë nga Komisioni i Venecias dhe që tashmë janë materializuar në formën e propozimeve mbi draftin përfundimtar të propozuar nga ekspertët ndërkombëtar. Presim që përmes dialogut politik të ndihmuar nga faktori ndërkombëtar ti japim formë në mënyrë që reforma në Drejtësi të përparojë dhe paketa kushtetuese ti hapë rrugë miratimit të ligjeve” tha ai.

Platforma e PD për paketën e ndryshimeve kushtetuese aktualisht po shqyrtohet nga deputetët demokratë ndërsa u është vënë në dispozicion edhe ekspertëve ndërkombëtarë.

Fjala e plotë e Lulzim Bashës pas takimit me Knut Fleckenstein e Kukan

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar