Basha me kandidatët në Elbasan: Kur gruaja është e vendosur asgjë nuk e ndal ndryshimin

Gjatë vizitës sot në Elbasan, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me gratë kandidate për deputete të PD-së në këtë qark.

Basha tha se kur gratë janë të vendosur asgjë nuk e ndal ndryshimin.

"Kur gruaja është e fortë, Shqipëria është e fortë! Kur gruaja është e vendosur për ndryshim, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. E shoh tek gruaja shqiptare, tek rinia shqiptare një dëshirë të papërmbajtur për ndryshim. Natyrisht është detyra jonë të bëjmë gjithçka që zotimet, angazhimet me të cilat do t’i japin formë këtij ndryshimi, t’i mbajmë një më një. Duke nisur nga ato angazhime që kanë të bëjnë me rolin e gruas shqiptare në shoqëri. Në veçanti sa i përket tejkalimit të vështirësive ekonomike që ka shkaktuar rritje e papunësisë, që ka shkaktuar rritjen e kostos së jetesës dhe vështirësitë e përditshme të grave shqiptare për t’i përballuar këto vështirësi", tha kreu i PD-së.

Basha premtoi se 25 prilli nuk do të jetë thjesht një rrotacion karrigesh por një ndryshim i vërtetë.

"Kandidatet tona për deputetet janë gra që vijnë si karaktere të pavarura si njerëz të padhunueshëm me dinjitetin e tyre dhe sigurisht garancisë që qeveria e nesërme unë nesër si kryeministër, të kem prioritet lartësimin e gruas dhe jo fshehjen pas grave të dhunës të psikikës së dhunës, të fjalorit të dhunës të aleancës me dhunën që për fat të keq mua dhe sot sepse kryeministri i ardhshëm nuk mund të shoqërohet me banditë as në Elbasan, as në Shkodër, as në Durrës e as kudo por do të shoqërohet me gra të zonja dhe profesioniste që do të jenë që do tu besohet kthimi i institucioneve të qytetarëve, fytyra njerëzore e politikës dhe zbatimi i programit tonë. Nuk dua të zgjatem shumë sot është një kënaqësi të ndodhem midis zonjave të nderuara të Elbasanit", tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
‘Ushqehem që të jetoj, jetoj që të gëzoj lulet’, Basha me elbasanasit e vjetër: Do jem kryeministër i ekonomisë, por edhe i dijes

Në vazhdën e takimeve që zhvilloi ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bisedoi dhe me qytetarë të vjetër elbasanas.

Duke u njohur me shqetësimet e tyre, Basha tha se 25 prilli është dita që qytetarëve të Elbasanit do t’u kthehet dinjiteti i munguar. Ai tha se me reformat që do të marrë Partisë Demokratike, në ekonomi dhe në të gjitha fushat e tjera, do luftohet papunësia, do hapen vende pune, si dhe do mundësojë që shqiptarët ta përballojnë koston e jetesës. Kreu i PD premtoi se do të kemi një kryeministër të dijes dhe të ekonomisë.

“Është Elbasani i qytetarisë dhe Elbasani i dijes, Elbasani i Normales, fillimit të progresit të Shqipërisë drejtë dijes. Ka ardhur koha që këtë qytetari dhe këtë kulturë të Elbasanit, ta vendosim në piedestal, aty ku për 8 vite me radhë për fat të keq janë vendosur llumi i shoqërisë. Kanë 8 vite që Elbasanit të kulturës, Elbasanit të qytetarisë, Elbasanit të arsimit, i kanë vënë mbi krye injorant, njerëz që e kanë mendjen vetëm me vjedh e me u pasurua për veten e tyre.

Dhe po jua them edhe njëherë: unë e ndjej si thirrje, si thirrjen tuaj për t’i prirë betejës për këtë ndryshim, është thirrja juaj që të ketë një ndryshim, është thirrja e qytetarëve shqiptarë që të ketë një ndryshim dhe kjo më obligon t’i prij betejës për ndryshimin, por ndryshimi do të jetë i vërtetë dhe i prekshëm kur të mos lë pas dhe mos të harroj asnjë aspekt të jetës së shqiptarëve duke përfshirë artin dhe kulturën. Ndaj nuk do të keni vetëm një qeveri të ekonomisë. Po, do të keni një qeveri të ekonomisë, do të keni një kryeministër të ekonomisë që do luftoje papunësinë, të hapë vende pune, që do kujdeset që shqiptarët ta përballojnë koston e jetesës, me taksa të ulëta për sipërmarrjen por do të keni edhe një kryeministër të dijes.

Do keni 1 qeveri të ekonomisë një kryeministër të ekonomisë, por do keni një kryeministër të dijes. Do investoj shumë tek arsimi, tek dija, tek kultura, për këtë ju siguroj sot, këtë Ditë të Verës nga Elbasani i normales, nga Elbasani i arsimit, nga Elbasani i kulturës. Të bëhemi të gjithë bashkë në 25 prill që në 26 prill ta festojmë edhe njëherë ditën e verës, ditën e ndryshimit që pret Elbasani dhe që pret e gjithë Shqipëria”, tha Basha.

Kreu i PD ka përshëndetur qytetarët në Elbasan me një shprehje: “Ushqehem që të jetoj, jetoj që të gëzoj lulet”.

Ora 16:13
Basha iu jep ‘leksione’ të rinjve në Elbasan: Pranvera është dita e ndryshimit! Ju jeni më të mirë se studentët në Evropë

Kreu i PD Lulzim Basha u ka dhënë “leksione” studentëve në Elbasan, gjatë një takimi që ka zhvilluar me disa prej tyre. Ai u ka premtuar studentëve se do të kenë lehtësira dhe prioritet nëse kreu i PD fiton zgjedhjet. Që ti bëjë premtimet realitet ai u ka kërkuar mbështjetje në këto zgjedhje.

“Pranvera është dita e ndryshimit, rinia është fuqia e ndryshimit! Sot jeni kryeqendra e ndryshimit. Tani është koha të bëhemi të gjithë bashkë. Edhe gjatë kohës që studioni të keni dhe orë praktike. Do të paguheni dhe për stazhin. Trishtimin dhe rrënimin që ka mbjellë kjo qeveri në 8 vite t’ia kthejmë me votë. Unë e di që fuqia e shpresës dhe e ndryshimit do të vijë nga rinia. Ne do të nderojmë meritokracinë. Ju jeni më të mirë se studentët në Evropë, jo se dua të jem racist por sepse ata e kanë pasur më të lehtë se ju. Ju keni nevojë për shtysë”, tha ai.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 14/03/2021 19:07

    Po u bere ti o vrases i 4 personave te pafajshem ne 21 janar Shqiperine e ka marre fundi. Po ti mund te behesh kryeminister kur te jesh ne burg me like injorantin e kokemadhi, mona surrat kali, salqeni e familjet tuaja o rrace e qelbur. Doni te vidhni e shkaterruar akoma Shqiperine. Mbase keti populli qumeshtin e nenes ti nxirrni se e meriton u qan nga shiu e rane ne bresher qe ka 30 vjet qe vazhdon

    Përgjigju
  • Endri: 14/03/2021 17:37

    Ti ngjall vetem neveri o hajdut

    Përgjigju
    • Ben: 14/03/2021 19:18

      Edhe na ben me vjell

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur