Basha me kandidatët në Memaliaj
e Tepelenë:Qeveria s’ka bërë asgjë

Basha me kandidatët në Memaliaj<br />e Tepelenë:Qeveria s’ka bërë asgjë
Kryetari i PD Lulzim Basha është ndalur ditën e sotme në Memaliaj dhe Tepelenë. Ai fillimisht ka prezantuar kandidatin e kësaj force politike në Memaliaj Sadik Xhelilaj. Gjatë fjalës së tij Basha ka pohuar se kjo qeveri nuk ka bërë asgje tjetër për këtë qytet dhe gjithë Shqipërinë ku papunësia është shumë e lartë, taksat të papërballueshme.

Modeli i kësaj qeverie-ka thënë Basha-është i dështuar dhe forca jonë politike si model të saj, ka prioritet dhe jo fasadat. Duke kërkuar mbështetjen për kandidatin Xhelilaj dhe kandidatëve të PD, Basha ka thënë se më 21 qershor me votën e cdo banori, do t’i jepet ndëshkimi qeverisë Rama-Meta.
 
 
Më pas Basha është ndalur ne Tepelenë ku ka prezantuara kandidatin Vehip Çela. Në fjalën e tij Basha ka pohuar se me votën e 21 qershorit, do të ringjallet shpresa e shqiptarëve, vota juaj do të jetë kundër mjerimit, taksave të larta, pasi vetëm në këtë mënyrë, nuk do t’a lëmë të keqen të triumfojë.
 
Kandidatët e Aleancës së djathtë për bashkinë e Tepelenës dhe Memaliaj kanë kërkuar mbështetjen e çdo qytetari përtej bindjeve politike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos