Basha me kryetarët e degëve, në
17 protesta në Tiranë, në 21 masive

Basha me kryetarët e degëve, në<br />17 protesta në Tiranë, në 21 masive
Kreu i PD Lulzim Basha  mbajti sot një takim me 53 kryetarët e degëve të PD për organizimin e protestës së 17 dhjetorit. Takimi zgjati rreth 30 minuta ku u fol për protestën e së enjtes para parlamentit. Takimi në selinë e PD nisi në orën 18:00, përfundoi rreth orës 18:30.  ishin dhe deputetët të PD. Në mbledhje ishin të pranishëm veç krerëve të degëve të rretheve edhe kryetarët e Bashkive të PD si dhe deputetë.

Burime për Shqipëtarja,com bëjnë me dije se për protestën e 17 Dhjetorit do të organizohen vetëm strukturate PD-së në Tiranë, ndërkohë që një tjetër protestë masive dhe paqësore do të organizohet më 21 dhjetor para godinës së kryeminsitrisë.

Në mbledhje Basha mësohet të ketë thënë që PD është e vendosur të vijojë me protestat paqësore deri në zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.

Dy ditë më parë kreu i demokratëve i ka dhënë urdhër deputetëve të Tiranës për angazhim në terren për të mobilizuar njerëzit në marshimin para kuvendit. Gjithahstu pjesë e urdhërit të Bashës ishte dhe bllokimi i seancës për të mos lejuar miratimin e Buxhetit që prtet të jetë pjesë e seancës së kësaj të enjte


Redaksia online
(.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska