Basha: Me Olldashin
vendosëm të ishim të bashkua

Basha: Me Olldashin<br />vendosëm të ishim të bashkua
TIRANE- Mbledhja e dje- shme e grupit parlamentarë të Partisë Demokratike u zhvillua vetëm në nderim të ish deputetit Sokol Olldashi. Kjo gjë u dallua më së miri gjatë fillimit të mbledhjes ku kreu i partisë, Lulzim Basha, kërkoi një minutë heshtje për të kujtuar ish kolegun e tij. Kryetari i PD-së bëri të ditur dje për opinionin publik takimin me Olldashin, vetëm pas vdekjes së këtij të fundit. Kjo deklaratë e cila u bë publike gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentër të PD-së la të kuptohej se ndërmjet dy figurave të PD-së kishin filluar bisedimet, por që nuk dihet nëse ishin në aspektin bashkëpunes apo konflikual, ashtu siç ishte përgjatë këtyre katër muajve të fundit që kur Basha u bë kryetari i ri i Partisë Demokratike.Sipas Bashës, pjesë e kësaj bisede kishte qenë ulja e armiqësive ndërmjet tyre në mënyrë që të mos përçahej edhe më shumë grupi parlamentarë i Partisë Demokratike.

“Po evokoj shkurtimisht në këtë mbledhje takimin shumë të përzemërt dhe të hapur që patëm vetëm pak ditë para aksidentit tragjik. Folëm shtruar për zhvillimet politike, ndamë të njëjtat pikëpamje për qeverinë e shumicës së sotme që është shndërruar në faktor rreziku për demokracinë dhe ekonominë shqiptare me paligjshmërinë dhe arbitraritetin e saj të ngritur në sistem brenda një kohë të shkurtër. Ndamë gjithashtu bindjen se përballë këtyre sfidave grupi ynë parlamentar dhe mbarë Partia Demokratike duhet të vazhdojmë të qëndrojmë fort me fakte, profesionalizëm dhe argumente, me bashkim dhe kohezion të fortë opozitar, duke bërë nul në këtë mënyrë çdo përpjekje apo projekt të kundërshtarëve tanë në qeveri për të futur përçarje, për të krijuar opozitën e opozitës, me qëllim dobësimin dhe eliminimin e Partisë Demokratike që është ëndrra e tyre e vjetër.”, -theksoi kryetari i PD-së. Në këtë mënyrë, Basha pohoi se kishte nisur bisedimet për të konsoliduar edhe më shumë Partinë Demokratike pasi që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare kjo forcë politike kishte filluar me përçarjet e brendshme. 

Por atmosfera e zisë mortore u thye nga Jozefina Topalli dhe Liljana Elmazi. Që të dyja deputetet e PD-së kishin veshur fustane ngjyrë të kuqe të cilat binin në kontrast me heshtjen që ishte pllakosur në selinë e Partisë Demokratike. Konkretisht Jozefina Topalli, pavarësisht se ishte ulur në krye të tavolinës së grupit parlamentarë të Partisë Demokratike, kishte veshur një fustan ngjyrë të kuqe të errët, të cilin e kishte mbuluar disi me një xhaketë të zezë.

Veç kësaj, përgjatë gjithë kohës që zgjati fjala e Bashës, ish kryeparlamentarja dukej se ishte në siklet për veshjen e saj ku shpesh herë kujdesej që as një pjesë e fustatit të saj të mos dukej para kamerave. Por krahas ish kryeparlamentares, edhe një deputete tjetër e kësaj force politike, Liljana Elmazi kishte veshur një fustan të kuq të flaktë. Ndryshe nga Topalli, deputetja Elmazi nuk u kujdes që ta mbulonte fustan e saj të kuq duke qendruar në këmbë gjatë një minutshit heshtje që u mbajt në nder të ish deputetit Sokol Olldashi.
 
Mesila Dode
Para se të fillonte mbledhja e grupit parlamentarë të PD-së, deputetja Mesila Dode vuri një buqetë me lule në vendin e Olldashit
Astrit Patozi
Astrit Patozi, u përlot në momentin kur Basha po mbante fjalën e tij në kujtim të ish deputetit Sokol Olldashi

Vokshi: Qeveria la pa festa personat në nevojë
Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk do të bëj pagesat e asistencave sociale të personave me aftësi të kufizuar. Nëpërmjet deputetes Albana Vokshi, PD akuzoi qeverinë se po keqpërdor fondet për këtë shtresë të shoqërisë duke theksuar se ata nuk do të mund që të festojnë dot festat e fundvitit. “Sot, kryeministri Edi Rama konfirmoi sot zyrtarisht se personat me aftësi të kufizuar, të verbërit, paraplegjikët e tetraplegjiket, personat në nevojë dhe ata që marrin asistencë ekonomike për papunësinë, nuk do të festojnë as krishtlindje, e as vitin e ri.

Qeveria si asnjëherë më parë në këtë vend, u mohoi atyre festën duke mos u dhënë shpërblimin që u takon e me të cilin ata jetojnë. Lajmin e dha Ministri Erion Veliaj sot, me një gjakftohtësi absurde kriminale, kur tha se pagesat e prapambetura do të merren vetëm nga janari 2014. Po bëhen tre muaj që kjo kategori në nevojë e shoqërisë tonë nuk merr asnjë nga pagesat që ju takojnë. Administrata e Ramës gjeti më shumë se 4 miliardë lekë në buxhet të destinuara pikërisht për të kryer këto pagesa. Nevojiteshin vetëm 2 ose 3 milionë dollarë për të mbuluar këtë zë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Me rishikimin që i bëri buxhetit, duke e zhytur vendin në borxhe”,- theksoi Vokshi

 Shkrimi u publikua sot (26.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit