Basha: Me paratë e krimit
Rama ka blerë ndërkombëtarët 

Basha: Me paratë e krimit<br />Rama ka blerë ndërkombëtarët 
TIRANË-Në ditën e 44 të protestës, kreu i opozitës Basha ka vijuar me akuza të forta mbi Ramën, ku u shpreh se me paratë e drogës, kreu i qeverisë ka blerë ndërkombëtarët që të dalin në mbrojtje të tij.  

 "Me paratë e korruptuar blihet fjala e lobingjeve në Europë dhe Amerikë për t'i ardhur në ndihmë të lavatriçes së krimit"

Ai është shprehur se Rama e ka të vështirë të shkëputet nga krimi dhe droga pasi kjo, sipas Bashës, do të ishte një humbje e madhe për të.

Duke bërë një bashkëbisedim me të pranishmit në çadër mbi kostot e jetësës, kryedemokrati tha se përveçse ka rënë fuqi blerëse në vend 4 vitet e fundit, Rama ka rritur dhe taksat duke e çuar vendin në një varfëri totale.
 
"Fuqia blerëse ka rënë dhe taksat janë rritur. 200 mijë vende të reja punë që premtuan, janë sot në emigracion, dhe kjo është një statistikë europiane. 200 mijë shqiptarë të larguar nga shtëpitë e tyre.  Një Shqipëri e varfëruar, e përballur me arrogancë e një pushteti. Edhe të majtë edhe të djathë po trajtohen njësoj, të gjithë po humbin", u shpreh Basha.



Basha:Populli varfërohet, Rama mln € në kompani offshore
Teksa vinte theksin se shqiptarët janë varfëruar këto katër vitet e fundit, për Bashën, me Ramën ka ndodhur e kundërta. Sipas kreut të opozitës, pasurisë së Ramës janë shtuar miliona euro pasuri të cilat i ka në disa kompani offshore. 

Ai u shpreh se kjo është arsyeja kryesore se përse kreu i qeverisë nuk shkëputet nga krimi, pasi e di se do të humbasë të gjitha paratë e tij. Ai premtoi se me ardhjen e "Republikës së Re" siç e quan Basha, këto para të siguruara nga krimi dhe droga do t'u kthehen qytetarëve.
 
"Nëse Rama shkëputet nga krimi, do të humbas vetë krimi, do të humbasin ministrat e korruptuar. Rama që ka mld pasuri në kompani ofshorë. Do të humbasin, se paratë e tyre do t'u kthehen paratë qytetarëve shqiptarëve, do të humbasin gjithçka me "Rebulikën e Re". Republika e vjetër e inkriminuar është sot banka e krimit që prodhon qindra miliona euro", tha Basha.

Deklaratat erdhen pak minuta pasi mbylli takimet ne seline blu me ambasadorin amerikan Donald Lu e ish-ambasadorin amerikan Aleksandar Arvizu.

Lu dhe e Arvizu takim me Bashen tek selia e PD
Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi është zhvilluar në selinë blu ku i pranishëm ka qenë dhe ish- ambasadori i SHBA Alexander Arvizu si dhe Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi. Mësohet se në qendër të saj ka qenë situata politike në vend.
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve

Ura e Ibrit, Kurti: Si vend normal që jemi, ura duhet hapur! S’është kundër askujt, aq më pak partnerëve