Basha me shtresat në nevojë:
Buxheti 2014, i gostisë qeveritare

Basha me shtresat në nevojë:<br />Buxheti 2014, i gostisë qeveritare
TIRANE- Vijon sot dita e katërt e seancave dëgjimore të Partisë Demokratike me grupet e interesit për buxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale. Në një tryezë të rrumbullakët janë të pranishëm shtresat në nevojë, pensionistët dhe OJF-të.
 
Një ditë më parë tryezës së rrumbullakët i janë bashkuar përfaqësues të biznesit fason dhe të agrobiznesit në vend.
 
Ndërsa në dy ditët e para të seancave dëgjimore kanë qenë pjesëmarrës, përfaqësues të biznesit shqiptar dhe atij të huaj në vendin tonë.
 
Kreu i PD-së, Luzim Basha gjatë fjalës së tij në diskutimet me grupet e interesit, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim prej 2 orësh me pensionistët, por nuk dëgjoi asnjë mendim prej tyre, por vetëm u foli se si do të rriten taksat.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se projektbuxheti i prezantuar në Parlament, “i shërben qeverisë Rama-Meta”, pasi sipas tij parashikoht ulje e investimeve me 10%, dhe rritje e shpenzimeve qeveritare me 7 miliardë lekë.
 
“Mund të quhet projektbuxheti i vetëkonsumit, apo i gostisë qeveritare. Kjo jo vetëm nuk mbështet zhvillimin ekonomik, por edhe ato para të cilat shënohen për t’u përdorur për investime jopublike, në fakt përdoren për të rritur konsumin parazitar të qeverisë. Rrit me afro 7 mld lekë buxhetin për shpenzimet qeveritarë, dhe ul me 11 % investimet. Nuk rrit pagat, as pensionet. Ata që jetojnë më paga dhe pensione duhet të paguajnë më shumë për taksat për naftën dhe mallrat e tjera të konsumit”, tha Basha.
 
Sipas Bashës, buxheti 2014 parashikon ulje të zërave për disa kategori në nevojë, ndërsa akuzoi qeverinë për mosmbajtje të premtimeve për pensionistë, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, kategoritë në nevojë, etj.
 
“Pretendohet se me heqjen e 10% të barnave do të ndihmohet, por ky 10% shkon tek tregtarët e ilaçeve, dhe përfitimi për pacientët do të jetë zero. Buxheti i arsimit ka një ulje të ndjeshme për universitetet. Për shtresat në nevojë s’ka asnjë shtim. Për të përndjekurit për të cilët u bënë premtimet më të bujshme, në këtë buxhet gjithë kjo tullumbace është katandisur në 1.8 mld lekë. Edhe për pronarët, është ulur fondi me 200 milionë lekë. Ky buxhet ndihmon varfërimin e qytetarëve dhe jo përmirësimin e situatës së tyre. Goditje të madhe me këtë buxhet do të ketë edhe fshati. Për fermerët që u premtua ulje e çmimit të naftës, ndodh e kundërta”, tha Basha.
 
GOXHAJ: KËRKOJMË QË AKCIZAT TË MOS MERREN NË KONSIDERATË
“Akciza e naftës dhe duhanit ndikon tek ulja e sasisë së parave të xhepat e qytetarëve, jo se ata do heqin dorë nga këto produkte. Po kështu preken edhe nga akciza tek kafeja. Ne kërkojmë që këto akciza të mos merren në konsideratë. Edhe taksa e shtëpisë së dytë dobëson ekonominë familjare”, tha Goxhaj, përfaqësues i Shoqatës për Mbrojten e Konsumatorëve.

PËRFAQËSUESI I SHOQATËS SË PENSIONISTËVE: PENSIONISTËT NË GJENDJE TË VËSHTIRË
Pensionistët ndodhen në një situatë të vështirë. Nëse rritet mosha e daljes në pension, duhet të rritet edhe paga. Nga pensionet që marrin, pjesa më e madhe e tyre shkon për transport, fatura uji, energjie, ilaçe, etj.”, tha përfaqësuesi i Shoqatës së Pensionistëve.

BERISHA: QYTETARËT NË PROTESTE PËR TË NDALUAR PAKETEN FISKALE TË QEVERISË
Në tryezën e rrumbullakët që Partia Demokratike ka zhvilluar sot me grupet e interesit, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë së po çon ekonominë drejt rrënimit dhe vendin drejt recesionit. Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të çohen bë këmbë për të ndaluar paketën fiskale të qeverisë, që sipas tij rrënon ekonominë e familjeve shqiptare.
 
“Sot rritet çmimi i naftës, dhe nafta është një produkt që lëviz çmimet e produkteve të tjera. Ky kryeministër çon ekonominë e vendit drejt shkatërrimit, çon vendin drejt recesionit. Ky është një moment kritik, pasi po ramë në recesion, nuk na ndihmon kush. Qeveria ka dy muaj që negocion me FMN dhe s’ka negociuar një ditë me popullin e tij. Një lëvizje qytetare në mbrojtje të interesave të familjeve, do ishte hapi që duhet. Ne do bëjmë betejë parlamentare të padiskutueshme.

Zotëria ka krijuar një model borxhi në mendjen e tij, si modeli grek. Ne duhet t’i themi jo kësaj pakete fiskale, që ndërton në ekonomi piramidën më të dëmshme për shqiptarët, nga e cila do na duhen 10 deri 15 vjet për të dalë. Kjo paketë largon çdo ditë investitorët e huaj nga Shqipëria.

Ne do bëjmë gjithçka është e mundur në parlament, por pa protestën popullore ky revansh nuk ndalet. Ky po e bën Shqipërinë vendin q ka në kokën etij, po e rrënon me shpejtësinë më të madhe. Ndaj ftesa ime për çdo qytetar t’i dalë për zot shtëpisë së tij, ekonomisë së tij, mos të lërë vendin të shkojë drejt rrënimit. Nuk ka votuar asnjë socialist për këtë rrënim. Le të bashkohemi në një protestë të fuqishme. Nuk mund të ecim në këtë mënyrë”, tha Berisha.

BERISHA: RAMA PO NDËRTON PIRAMIDË MBI FINANCAT PUBLIKE
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po krijon “piramidë mbi financat publike, duke shkatërruar ekonominë e vendit. Sipas Berishës paketa shton barrën fiskale në kurriz të shqiptarëve.
 
“Kjo paketë shton barrën fiskale në kurriz të shqiptarëve. Në 1997 financat publike ishin të paprekura nga piramidat, dhe bëmë që në një kohë rekord të rikuperohej ekonomia e vendit, këtë herë piramidat ndërtohen mbi financat publike. Dhe kjo është shkatërritmtare për vendin.
Ju keni dëgjuar kryeministrin e sotëm që çirrej për borxhin gjatë 2 viteve të fundit, ndërkohë që ne e kemi mbajtur të qendrueshëm këtë buxhet, edhe pse kemi rritur pagat dhe pensionet. Ajo ka qenë linjë politike. Vendosëm taksën e sheshtë, gjë që dyfishoi numrin e bizneseve dhe të taksapaguesve. Rritëm rrogat për mësuesit”, tha Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë