Basha: Media të jetë përballë
qeverisë, në anën e publikut

Basha: Media të jetë përballë<br />qeverisë, në anën e publikut
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar 5 janarin e 1991 si fillimin e lirisë se shtypit, në përvjetorin e daljes për herë të parë në treg të Rilindjes Demokratike, gazetës së Partisë Demokratike, Basha tha se shtypi i sotëm, i majtë dhe i djathtë të gjithë kanë lidhje me 5 janarin. Kreu i PD-së tha se misioni i medias është të jetë përballë qeverisë dhe në anën e publikut. Ai u angazhua se do të mbështes politikat favorizuese për mediat.  

“5 janari na fton të reflektojmë jo për rrugën që përshkuam, por për gjendjen e mediave sot, për statusin e gazetarëve dhe deformimin e raporteve të mediave. Zhvillimi i mediave është sfidë e së ardhmes, sepse pa shtyp të lirë nuk mund të ketë demokraci. Sikurse në disa vende të tjera ish-komoniste, vendi ynë ka një ditë të vetën të përkujtimit dhe nderimit të lirisë së mediave, qe eshte 5 janari i 1991, ditën kur pa dritën e botimit “Rilindja Demokratike, gazeta e parë opozitare, antikomuniste”, tha Basha.

basha

“Pa lirinë e shtypi dhe shtyp të lirë, demokracia nuk mund të jetë funksionale, por thjesht një mashtrim i neveritshëm”, tha Basha, duke ftuar mediat që të jetë në anën e publikut dhe të kritikojnë qeverinë, por akuzoi disa media se po shmangin misionin e tyre për shkak të interesave dhe shkaktare për këtë është kriza ekonomike që ka përfshirë mediat.

“Ne do të mëbështesim mediat dhe do të krijojmë mundësi dhe politika përfituese për mediat në favor të transparencës”, theksoi Basha.Basha u shpreh se “kam besim te media e lirë dhe se media dhe opozita janë në një anije për të kritikuar qeverinë dhe per t’i shërbyer demokracisë dhe besoj thellë te ky bashkëpunim, besoj në misionin e mediave dhe integritetin e gazetarëve më të mire”

basha

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)