TIRANË - Mund të duket një detaj i vogël një foto në Facebook, por kryetari i opozitës ka dhënë shenjat e para se shtatori mund të jetë muaji i protestave.
Në Corver-in e profilit në rrjetin social Facebook, Lulzim Basha ka ndryshuar imazh. Në vend të logos së fushatës “Punë dhe Dinjitet” tashmë shtrihet gjerë e gjatë një foto nga protesta e 22 nëntorit të vitit të shkuar organizuar nga Partia Demokratike.
Ndryshimi i fotos është vetëm një detaj simbolik, por kjo mesa duket është kuptuar edhe nga mbështetësit që e kanë komentuar si një shenjë për nisje të protestave ndryshimin e kryetarit të tyre.
Në fakt edhe vetë Basha në mbledhjen e fundit të grupit por edhe në bashkëbisedimin me gazetarët e la të hapur idenë e protestave që sipas tij synojnë rrëzimin e dyshes Rama-Meta.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

protesta kundër qeverisë në shtator ">