Basha: Meta një dorë në bakllava
tjetrën në sheqerpare, tani jo më

Basha: Meta një dorë në bakllava<br />tjetrën në sheqerpare, tani jo më
DIBER-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga takimi elektoral në Dibër ka ftuar shqiptarët të votojnë PD dhe bashkimin më të madh të opozitës në këto 27 vite.

Ai ka bëre akuza ne drejtim te ish-kreut të LSI, Ilir Meta ku sipas Bashës, Meta ka ngrënë gjate qeverisjeve të të dyja krahëve dhe tani ka ardhur koha që të dale ne opozite.

Kreu i PD theksoi se Meta e ka nuhatur këtë ndaj është bërë “bishe” dhe ka kërkuar nga dibranët dhe gjithë shqiptarët të mos hedhin asnjë votë dëm duke ua dhënë partive të vogla, duke përmendur këtu dhe PDIU.

“Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë showmen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platformë nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën”, tha ai.

Basha theksoi se shushunjat nuk meritojnë asnje vote.
“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata, më mirë hidhini në Drin votat se me ua dhënë këtyre, atje do e hajë në ndonjë peshk i vogël, asnjë votë për Ramën dhe Beqen, asnjë votë për partitë e tjera”- tha Basha.

Ai u ka kërkuar besimin shqiptarëve për të bërë ndryshimin që i duhet vendit, duke numëruar gjithë detajet e planit ekonomik të PD hartuar nga ekspertët më të mirë.“Më jepni mundësinë, Rama nuk merr vesh nga ekonomia. Ndëshkim mashtruesve, asnjë votë shushunjave, më mirë në Drin të Zi”, u shpreh Basha.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)