Basha: Mirënjohje! I dhatë kuptim
lirisë (por aty pati vetëm dhunë)!

Basha: Mirënjohje! I dhatë kuptim<br />lirisë (por aty pati vetëm dhunë)!
TIRANE - Ndërsa protesta e opozitës degjeneroi në dhunë, lideri demokrat Lulzim Basha i është drejtuar me falenderime qytetarëve që sipas tij i dhanë kuptim lirisë. Demonstratën e mbajtur në ditën simbol të rënies së regjimit komunist 8-dhjetorin e lëvizjes studentore 25 vjet më parë, Basha e vlerëson si çlirim të vendit nga korrupsioni dhe krimi. Basha thotë në mesazhin e tij pas protestës, se marshimi nuk do të ndalet derisa qeveria të largohet.

"Mirënjohje pa kufi për të gjithë ju që morët pjesë në marshimin e protestës duke i dhënë kuptim lirisë e kurajës qytetare. Asnjëherë më parë nuk është mbushur bulevardi me qytetarë të bashkuar si sot për të ndalur korrupsionin e krimin. Sot janë tronditur themelet e ngrehinës së Edi Ramës dhe hajdutëve të tij. Marshimi vazhdon deri në çlirimin e vendit nga këta plaçkitës, derisa qeverisjen t'ua kthejmë qytetareve", - shprehet Basha. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë