Basha miraton projektin
e Ramës për parkingjet

Basha miraton projektin <br />e Ramës për parkingjet
TIRANE- Kryebashkiaku Lulzim Basha nuk i ka ndryshuar asgjë projekteve të lëna në mes nga Edi Rama. Ditën e djeshme ai hodhi firmën për miratimin e koncesionit për parkimin nëntokësor, një projekt i nisur nga Rama në 2008, por që u zvarrit në dyert e gjykatave mes dy biznesmenëve të fuqishëm. Sot, Basha i ka dhënë viston koncesionin për 35 vjet të nëntokës së sheshit "Italia".


Sipas këtij projektvendimi, që do të shqyrtohet në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 dhjetor, parashikohet që në vitin 2013-ë Tirana të ketë një parkim gjigand nëntokësor. Ai do të ketë 1008 vendparkime, ndërsa tarifat e parkimit do të mund të jenë edhe mujore. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën e ka shpallur fitues "Gener 2", administrata e Ramës, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet.

Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë. "Të miratohet dhënia në përdorim e truallit përkatës për efekt të dhënies me koncesion të parkimit për periudhën 35 vjeçare të nëntokës të ndodhur në zonën kadastrale 8160 (pasuria nr 7/2,3,6,8,9,25,26) në favortr të subjektit "Gener 2" shpk. Objekti ndërtimor "parkim nëntokësor" që do të realizohet nga koncensionari i lartpërmendur i kalon në pronësi bashkisë së Tiranës në përfundim të periudhës koncensionare.
Koncesionari detyrohet që pas ndërtimit të objektit dhe përpara fillimit të operimit të shërbimit, të realizojë punimet që ta kthejë mbitokën në destinacionin aktual, përkatësisht në shesh publik. Gjatë periudhës së operimit të shërbimit, koncesionari do të aplikojë tarifat e miratuara nga këshilli bashkiak në përputhje me politikën tarifore të bashkisë", - thuhet në këtë projektvendim. Gjithashtu theksohet se vlera referencë e parkimit nëntokësor, do të rillogariten automatikisht mbi bazën e normës së infalcionit jo më pak se çdo tre vjet.

Tashmë këshilltarëve nuk u mbetet vetëm se të miratojnë projektin e Ramës, i cili jo vetëm shpalli konkursin, por edhe pas disa konsulateve mes bashkisë dhe firmës fituese, u konkludua edhe drafti i kontratës, që tashmë pret votat e atyre që e kundërshtuan.

TARIFAT 
Në orën 1 të natës do të jenë 150 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 54 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 48 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 44 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 361 lekë, ndërsa bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 351 lekë dhe bileta mujore kushton 10.833 lekë. Në këtë parkim parashikon edhe 24 vende për kategori të veçanta, të cilët kanë edhe tarifa të ndryshme.

Më konkretisht: në orën 1 të natës bileta për këto kategori kushton 31 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 31 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 31 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 31 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 133 lekë, ndërsa bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 2791 lekë dhe bileta mujore kushton 4.000 lekë.
Tarifa e pastrimit

Bashkia e Tiranës ka gjetur një zgjidhje origjinale për të mbledhur tarifën e pastrimit dhe të gjelbërimit. Tashmë ajo do të paguhet çdo muaj, së bashku me faturën e ujit të pijshëm.

Ky është një tjetër projekvendim që do të disktohet në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak. Sipas ekspertëve të bashkisë, mbledhja e kësaj takse u është hequr njësive bashkiake, pasi ata dështuan në këtë proces, dhe i është besuar Ujësjellësit që do të përfitojë 5 % të shumës. "Në pikën 1. nënndarja "Tarifat Vendore" të vendimit të Këshillit Bashkiak nr.3, shkronja "b" Tarifa e Pastrimit dhe Largimit të Mbeturinave, mënyra e pagesës për kategoritë "Falimjarë", ndryshon si më poshtë:
Pragrafi i dytë zëvëndësohet me: "Për kategoritë I, "Familjarët" detyrimi paguhet në 12 këste të barabarta, për çdo muaj, përkatësisht në shumën 417 lekë për çdo familje. Ky detyrim do të evidentohet në faturën e konsumit të ujit. Likuidimi i kësaj pagese do të kryhet njëkohësisht me pagesën e konsumit të ujit", - thuhet në projektvendimin "për sistemimin e taksave dhe tarifave vendore të Tiranës". Sipas draftit nga pagesa e kësaj takse përjashtohen kategoritë e pensionistëve, veteranët, inavlidët e punës e luftës, përfituesit e ndihmës ekonomike, të verbërit dhe të sëmurët tetraplegjik dhe paraplegjik, të cilët duhet të paraqesin disa dokumente.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?