Basha miting në Vlorë, por
s’përmend fjalën tritol

Basha miting në Vlorë, por<br />s’përmend fjalën tritol
VLORE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon turin e tij të takimeve me bazën e partisë. Ditën e djeshme Basha ishte në Vlorë ku në një ceremoni të organizuar në qytetin bregdetar ai përkujtojë 23-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Ndryshe nga takimet e fundit, Basha kishte me vete edhe një deputet të PDIU-së, Dashamir Tahirin. Krahas kësaj, ndryshe nga takimet e shkuara elektorale brenda partisë, Basha nuk përmendi fjalën tritol as një herë në fjalimin e tij të mbajtur përpara militantëve të Partisë Demokratike në qytetin e Vlorës.

Ai u përqendrua tek akuzat për humbjen e statusit të vendit kandidat në BE si edhe në premtimet e bëra nga Partia Socialiste në fushatën elektorale si edhe tek situata e rendit publik që sipas Bashës krimi po bën kërrdinë nga jugu në veri. Kreu i PD-së tha më tej se Kryeministri Rama ka krijuar me opozitën të njëjtën marrëdhënie që ka Serbia me Kosovën, pra tepër konfliktuale dhe armiqësore. “Ramës nuk i falet dhe nuk mund t’ia falim që ka krijuar me opozitën e vendit të tij, në sytë e BE, një problem të krahasueshëm të gjykimit për vendin dhe për integrimin me atë që ka Serbia me Kosovën.

Nuk i falet që ka ardhur në krye të qeverisë me frymën e revanshit, negativitetit, arrogancën, papërgjegjshmërisë dhe mbi të gjitha antiligji dhe antidemokracie sepse kur bie fjala për ligjin, kryeministrin mund ta gjeni në “xhungël”, kur bie fjala për respektimin e opozitës, mund ta gjeni rast pas rasti dhe në çdo rast në arbitraritet të skajshëm. Me këtë konfliktualitet, me këtë agresivitet, me këtë negativitet që padyshim buron nga pasiguria dhe paaftësia e tij për t’u siguruar shqiptarëve atë që premtoi me 23 qershor, Edi Rama po mbetet ditë për ditë, madje orë për orë mbrapa, mbrapa shqiptarëve, mbrapa Shqipërisë, mbrapa botës, mbrapa Europës”, theksoi Basha në fjalën e tij.
 

Shkrimi u publikua sot (12.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030

Raporti për klimën i Bankës Botërore: Diversifikimi dhe potenciali i erës do të bënin TEC Vlorën jo ekonomik përtej 2030