Basha: Mos u lodh të vish në protestë
por ul çmimin e energjisë siç premtove

Basha: Mos u lodh të vish në protestë<br />por ul çmimin e energjisë siç premtove
TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë së pavarësisht kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve nuk po përgjigjet se sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë. Basha thotë se Rama duhet të hapë vende pune e të mos hapë plagë sociale, në vend që të thotë se do t’i bashkëkohet protestave në rast rritje të çmimit të energjisë.
 
Në në postim në rrjetin social “Facebook”, Basha thotë se kryeministri Rama nuk po mban premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale për ulje të çmimit të energjisë elektrike.
 
“Kryemashtruesi na bën moral! Ka 2 muaj qe luan kukafshehthi me ministrin e tij te Energjisë dhe nuk i përgjigjet pyetjes se shqiptareve: Sa do rritet çmimi i energjisë?
Shqiptaret nuk harrojnë se ne fushate premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë; Por OSHEE dhe Ministria e Energjetikes, te dyja nen komandën e kryeministrit kane kërkuar rritje te çmimit. Kryemashtruesi dhe megafonat e tij e quajnë mesatarizim.
Leri lojërat me nervat e sfilitura te njerëzve qe po vuajnë! Ule çmimin e energjisë siç premtove! Mos rrit taksat! Hap vende pune dhe jo plage te reja sociale! Përndryshe mos u lodh te vish ne proteste. Po vjen protesta tek ty! Me e madhe se kurrë me pare!”, shkruan Basha.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë