Basha: MSA, një hap më pranë
realizimit të ëndrrës së Rugovës

Basha: MSA, një hap më pranë<br />realizimit të ëndrrës së Rugovës
Miratimi i marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit mes Bashkimit Europian dhe Kosovës, është një hap më pranë realizimit dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova.

Kështu shprehet, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një mesazh të tijin përkujtimor në 10 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, vizionin e të cilit Basha e cilëson si gurin e themelit mbi të cilin u ngrit shteti demokratik i Kosovës.

“E s’ka lajm më të mirë që mund t’i jepej Kosovës në këtë ditë se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit nga Parlamenti Europian, duke e sjellë një hap përpara drejt bashkimit me familjen europiane, një hap më pranë realizimit të ëndrrës dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova,” deklaron Basha.

Më tej, kreu i opozitës shqiptare, shprehet se në këtë ditë do donte që Tirana të kishte shtatoren e presidentit Rugova.

“Vendosja e kësaj vepre mund të vonohet por askush nuk do t’ia mohojë dot Tiranës përjetësimin e mirënjohjes mbarëkombëtare për veprën e pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova,” thotë kreu i PD-së.

Po sot, Partia Demokratike dorëzoi në Kuvend një projekt rezolutë, ku kërkohet vendosja e shtatores së Ibrahim Rugovës në një nga sheshet e Tiranës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital