Basha: Mund të kërkonim
edhe arrestimin e Ramës

Basha: Mund të kërkonim<br />edhe arrestimin e Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh sot nga çadra e protestës në Bulevard, se opozita u tregua zemërgjerë kur kërkoi qeveri teknike.
 
Ai tha se mund të kërkonte edhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës, siç tha Basha, për shkatërrimin që i është bërë vendit nga kanabizimi e deri te lidhjet me krimin. 
 
"Qeveria teknike kërkesë zemërgjerë"
"Oferta jonë për qeverinë teknike është ofertë e zemërgjerësisë tipike, të opozitarëve të lirisë, sepse jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por arrestimin dhe procedimin e kreut të kësaj masakre të këtij shkatërrimi që i është bërë vendit", u shpreh Basha. 

Ai tha se opozita nuk kërkoi përmbysjen e Ramës me revolucion, por rezistenca do të vijojë në shesh deri në lëshimin e karriges kryeministrore. 

"S’kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, por vetem të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë per ku e ka sjellë vendin. Prandaj ta harrojë cdokush pavarësisht sa nga maja e cilës thanë flet, se ne do tërhiqemi pa largimin e Ramës nga karrigia kryeministrore, ky është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk ndryshon dhe cdo ditë që kalon është kohë e humbur por jo kohë e fituar për republikën e vjetër se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vetëm fillimi, repubulika e re është reformë…kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës, te qytetarët shqiptarë. Republika e re s’është vetëm qeveri teknike, por zgjedhje të lira dhe të ndershme me votim elektronik", theksoi Basha.

"Vettingu, projekt mafioz, diplomatët të korruptuar"
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilëson ligjin e Vettingut projekt mafioz, ku sipas tij janë të përfshirë edhe diplomatë të mëdhenj në Tiranë.
 
Basha tha se ka zbuluar komplotin e Vettingut i cili është hartuar për llogari të kryeministrit.
 
Nga çadra e PD në Bulevard, kreu i opozitës tha se është i vendosur për t'u bërë digë i moszbatimit të ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.
 
"Me Vettingun në drejtësi kërkon të fusë në dorë aparatin e drejtësisë në mënyrë që as atij dhe as krimit, të mos i futet asnjë ferrë. Projekti i Vettingut, është mafioz, ku janë përfshirë diplomatë të mëdhenj në Tiranë për llogari të Ramës. Kanë marrë peng ekspertët e BE-së në Tiranë. Do japin llogari të gjithë. Kjo ndodhi dhe po ndodh për shkak të qëndresës së opozitës që është e vendosur për të mos e dorëzuar drejtësinë në duart e zyrtarëve të korruptuar të Edi Ramës. Komploti është zbuluar, jo herët aq sa duhej, por në kohë.
 
Jam i vendosur të qëndroj si digë, si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Edi Rama. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.
 
Edi Rama komploti është zbuluar, jo thjesht sepse ty s;'të zënë besë dhe vënë pikëpyetje edhe miqtë e tu, por sepse bashkëkomplotuesit e tu janë dekonspiruar dhe i pret gjykimi i institucioneve ndërkombëtare
", u shpreh Basha.
 
Kryetari i PD sulmoi edhe raportuesin për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein i cili një ditë më parë u shpreh se opozita duhet të shkojë në punë dhe se qeveria teknike nuk është e domosdoshme.
 
Sipas Bashës, "Knut nuk di asgjë".
 
"Knut nuk di asgjë, por gjendja e Shqipërisë është më keq se në Maqedoni". 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij